Albspirit

Media/News/Publishing

Vëllezërit Emiri me mikun gjirokastrit Mumtas Dhrami!

 

Skulptorit të Popullit Mumtas Dhrami, që u vlerësua me titullin e merituar “Nderi i Kombit”, i urojmë shëndet, mbarësi e krijimtari artistike të begatë!

Mumtasi, me veprat e pa numurta skulpturore, është ikonë e artit pamor, që sfidon moshën e thyer me punë e krijimtari artistike në vazhdimësi. Ai mbetet shembull frymëzimi për thjeshtësinë njerëzore dhe për vullnetin e përkushtimin në punën krijuese.

Është në nderin e pushtetit vendor Gjirokastër që të mundësojë krijimin e një galerie arti “Mumtas Dhrami”, ku të ekspozohen veprat e tij, duke plotësuar kështu një dëshirë të skulptorit për t’ia dhuruar vendlindjes veprat artistike.

Shtëpia “Kadare” dhe galeria “Mumtas Dhrami” do të jenë dy vlera të veçanta kulturore të Gjirokastrës, që do të ndikojnë padyshim në rritjen e interesit turistik për qytetin magjik.

Post Scriptum:

Skulptori Mumtaz Dhrami është laureat i çmimit të nderit në Bienalen e Aleksandrisë (1964), laureat i disa çmimeve dhënë nga shteti shqiptar, mban titullin “Skulptor i Popullit” që nga 1978. Është nderuar dhe me titullin “Qytetar nderi i Gjirokastrës”. Gjatë viteve 1957 – 1961 vazhdoi studimet e larta për skulpturë në Akademinë e Artit në San-Petërburg (Rusi). Në vitin 1961 mbrojti diplomën në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë me grupin monumental “Çerçiz Topulli” e “Mihal Grameno”. Në periudhën e viteve 1961 – 1976 punoi si pedagog dhe si Dekan në Fakultetin e Arteve Figurativë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.   Autor i shumë veprave sklupturore, mes të cilave: Busti i Shkurte Pal Vatës në Lushnje, busti i Liri Gegos, në GKA Tiranë, busti i Jani Vretos në Leskovik (1996), monumenti i Ali Pashë Tepelenës, monumenti i Mitrush Kutelit dhe Lagush Poradecit etj. Në bashkëautorësi ka realizuar: Monumentin e Kristoforidhit në Elbasan (1962), monumentin e Pavarësisë në Vlorë (1970), monumentin e “Nënës Shqipëri” në Tiranë (1971), relievi monumental në ndërtesën e kryeministrisë Tiranë, obelisku i Arsimit në Gjirokastër, etj.
Please follow and like us: