Avdush Canaj: RA YLLI
Mikut tim, Rifat Kukaj
Te këmbët e detit
ra ylli,
sytë mbylli.
U shua.
Ylli i poezisë…
i mrekullisë.
Fiku në vaj tha:
Ndoshta po bën shaka!
Nuk e besoj,
duhet të jetë lojë!
U trishtuan valët,
delfinët, koralët…
një det i tërë!
Diellit i pikuan
lotët në rërë!
Foli pylli
atë mëngjes,
aty, ngat,
ku zogjtë kanë shtëpitë:
S`vdes xhaxhi Rifat!
Kurrë s`vdes!
Mes vargjesh
ylli ndrit!
—————
Nga libri Porta e këngës, Shtëpia Botuese Faik Konica, Prishtinë, 2017.
Please follow and like us: