Bejdo Malo: Cili flirt në kurriz të gazetarëve e ka radhën?
Lexova listën e organizatave nënshkruese “kundër” projekt-ligjit të qeverisë për paketën së cesurës kundër medias. Për të qeshur dhe për të qarë. Nënëshkresit s’kanë lidhje fare me gazetarinë e lirë. Ato janë paterica të verbëra të kësaj qeverie ose thënë në gjuhën popullore bythëlëpirësit e maxhorancës. Madje ato i kanë zgjatur jetën. Po them nga dy fjalë për sejcilën.
“BIRN” Albania, një organizatë “sllave”, zyrë aneks e qeverisë, pranë organeve të të ashtuquajturës reformë në drejtësi, aq e përkëdhelur dhe cinike sa boton klishe gjithçka që prodhojnë seancat selektive, politike të gjyqtarëve që u pritet koka, burimet financiare të saj okulte dhe të vëna në dyshim;
‘Civil Rights Defenders’, organizatë fantazmë që s’dihet se çfarë është, por që ka mjeshtërinë që të aplikojë për projekte;
‘Citizens Channel’, një media që pretendon qytetari, por në fakt bën të kundërtën;
‘Faktoje’, organizatë dhe portal, por që një zot e di se nga I sigurn të ardhurat;
‘Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut’… s’po them shumë fjalë, po mjafton të lexosh raportet e saj, se si e gjuan me pambuk qeverinë dhe bindesh sa armike e saj është, se të drejtat e kujt njeriu kanë mbrojtur një djall mund ta dijë se viktimat e gazetarisë kurrë.
‘Instituti Shqiptar i Medias’ ose kanceri i gazetarisë shqiptare dhe thithësi më i madh i fondeve qeveritare dhe i donatorëve të huaj. Ai i ngjan balenës, që në trupin e saj ushqehen dhe 14 organizatat e tjera, një jetë pa trasprencë…
Mirë organizatat e mediave po Instituti Shqiptar i Shkencave, ku e kanë gjeurë. Shkencën në Shqipëri e ka marrë lumi e përroi. Avash o Instituti Shqiptar i Shkencës, mos i shkund pluhurin qeverisë, se deri tani ja keni bërë supet copë. Po ç’do t’u çensurojë ju Edi Rama, një zot e di.
‘Këshilli Shqiptar i Medias’… pyeta tërë moderatorët dhe nja 300 gazetarë të televizioneve e medias së shkruar se a keni dëgjuar këtë organizatë dhe përgjigja ishte e njëjtë: Është organizatë panoqanike që merret me të drejtat e zgjedhje të presidentëve që lagin oqeanet. Nga ky këshill mbahet mend një tip flokë e mjekër njësh që shfaqet një herë në mot ekraneve, po s’dihet se nga është zgjedhur dhe kush e ka votuar.
Komiteti Hhqiptar i Helsinkit, edhe ta kishe ngritur vetë me dorën e tij Rama s’do kish shërbyer kaq mirë, një organizatë e shuar, pa aktivitet, ka mbetur si ai skeleti i atij kaut të kallfisur në pyll, që nga forma e kafkës indetifikohet që është ka.
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë se më vret zoti, ta lë pa përmendur. Ja lë zotit t’i shikojë punët e saj ashtu si dhe për “New Media Network”. Qendra ‘Res Publica’, kjo po se vetëm këtë vit ka nja 1000 shkrime pro qeverisë dhe dy mijë kundër opozitës. Rama tmerrohet nga kjo organizatë. Djersë të ftohta i shkojnë!
Tre orë Gramoz Ruçit u mundua stafi i tij t’ia shpjegojë se kush ishte “Qendra Shqiptare MediaLook” dhe “Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore” dhe s’arritën dot t’ia bënin të qartë. Kalo tek të tjerat, tha Kryetari.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, ndjesë pastë. Që kur iku Genc Tirana në Kanada e SHBA, për Lidhjen e Grazetarëve të Shqipërisë ka një tabelë: Vdiq në vitin 1998 dhe do varroset kur të duan ata që e drojtojnë aktualisht. Shoqata e Gazetarëve Europianë të Shqipërisë, kjo organizatë që mban lidhje me OKB, me OKÇMB, me Eropën, Azinë dhe Antraktidën, i ka trembur shumë hartuesit e ligjit. I thoni kësaj organizate se ata janë mbyllur dhe po shqyrtojnë kërkesat e saj për t’i zgjidhur.
Dhe qershia mbi tortë “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë”. Kjo po. Mban në dorë gjethen e dafinës dhe kurorën e ullirit dhe murrizin me gjemba për opozitn dhe gazetarët e opozitës.
Të gjitha organizata e mësipërme më kujtojnë një ngjarje me Adolf Hitlerin kur ishte rrethuar në Berlin nga forcat aleate dhe Ushtria e Kuqe dhe po mobilizonte disa kontigjente njerëzish sakatë, pa një dorë, pa një sy, me këmbë të thyera e që u quajtën’ Batalionet e stomaqeve të sëmura”.
Ja mbrritëm në fund o shokë e miq, gazetarë. Kini besim se këto organizata se do të shpëtojnë gazetarinë në Shqipërinë, lirinë e medias, lirinë e shprehjes, këto organizata shpëtuan “Agon Canell”, “Ora News”, “Canell One”, “TV Arbëria” e shumë e shumë ma të tjera. Lufta e tyre e paepur në mbrojtje të gazetarëve të linçar me këtë betjen e fundit kundër qeverisë, ka arritur kulmin. Ata po përleshen dhëmbë për dhëmbë me hartuesin e ligjit. Sa të kalojë Covid-19 se do t’i shihni. Ore ditzinj, a e dini tre televizione në Shqipëri kanë marrë tre paga të luftës nga Qeveria për gazetarët dhe s’ua kanë dhënë fare. Po kjo është maja e aisbergut se ju jeni vetë pjesë e këtij aisbergu. Po jua them unë të gjithë liritë i kini, të gjitha të drejtat, të thoni çfarë të doni se nuk ua var njeri. Kur fle në krevat me djallin, si mund ta kërcënosh atë. Shkoni rifreskoni aplikacionet, për projektet e vitit 2021. Mbyllen tani në fund të shtatorit. Mbani ato zyra që keni me qira. Dorëzoni ato lloj bilancesh jo fitmprurëse në qeveri e beni sikur i shkundni pluhurin kesaj qeverie dhe asaj që do vini. Po bëjeni pardite se mbasdite jeni të zenë duke drekuar e darkuar me deputetë, ministra dhe drejtorë të shtetit për të zgjidhë hallet e gazetarëve që punojnë pa rroga pa siguracioni pa kontrata. Ju lutem, cili flirt në kurriz të gazetarëve e ka radhën?