Albspirit

Media/News/Publishing

1 VIT MË PARË/KOSOVA NE MESIN E KOMBEVE NE JERUSALEM!

Pastor Driton KRASNIQI

 

FESTA E TABERNAKUJVE 2019

 

Sukot që është përkthyer si Festivali i Tabernakujve, është njëra ndër festat e rëndësisë së lart në kalendarin hebraik. Shekuj me radhë, vit pas viti, populli hebre është tubuar për shtatë ditë në Jerusalem për ta festuar këtë festë.

Në kohën e këtij festivali, që i bie gjatë muajit shtator ose tetor, populli hebre tubohet në Jerusalem për ta kujtuar dhe falënderuar Perëndinë që i ka çliruar nga robëria dhe që kishte siguruar për ta ushqimin në mënyrë të mbinatyrshme gjatë kohës kur ndodheshin në shkretëtirë.

Për dallim prej shumë festave tjera kur hebrenjtë festonin një ngjarje të Zotit për popullin hebre, gjatë festës sëTabernakujve,
populli tubohet për të shikuar kah e ardhmja, respektivisht shfaqja e Mesias.

Por, një veçanti tjetër e kësaj feste është edhe ftesa e hapur biblike që kombet tjera johebreje të vijnë po ashtu.

Pas kaq shumë shekujsh, kjo ftesë biblike është duke u përmbushur. Përfaqësues të të gjitha kombeve të botës janë mbledhur këtë javë në Jerusalem për të festuar bashkërisht me popullin hebre Festën e Tabernakujve. Në mesin e kombeve, për herën e parë këtë vit, ndodhet edhe Kosova. Pastori Nikë Krasniqi e ka përfaqësuar vendin tonë duke e valitur flamurin e Kosovës në marshutën e kombeve në Jerusalem.

Gjatë kësaj kohe nga Izraeli pastori Krasniqi shprehu kënaqësinë e tij që ndodhet në tokën e Biblës, patriarkëve, profetëve e të Jezusit.

“Dëshirojmë ta dijë mirë populli hebre se populli i Kosovës është dashamir i Izraelit. Gjatë luftës së dytë botërore shqiptarët i kanë mbrojtur hebrenjtë. Po ashtu gjatë luftës së Kosovës, Izraeli ka strehuar shumë familje kosovare. Ndër shekuj kemi jetuar bashkë me hebrenjtë në trevat tona. Ne kemi dëshirë që kjo dashuri mes kombeve tona të lashta të vazhdojë të rritet e të kultivohet”, nënvizoi pastori nga Jerusalemi.

Ambasada Ndërkombëtare e Krishter Jerusalem ka organizuar marshin e kombeve drejt Jerusalemit çdo vit. Kosova pritet të bëhet vendi i 100 që akomodon përfaqësinë e kësaj lëvizjeje./izraeli sot

 

Please follow and like us: