Liga e Futbollit protestë në 10 tetor
Liga e Futbollit paralajmëron protestë në datën 10 tetor. Me pretendimin se nuk ka asnjë reagim për plotësimin e kërkesave, duket se përpjekja e radhëve për t’i materializuar është pikërisht protesta.
Vendimi për të protestuar vjen vetëm pak orë pasi pati edhe një reagim nga ana e Kryeministrit Rama.
“LPF është e vendosur për vazhdimin e bojkotit dhe përshkallëzimin e protestave, duke projektuar protestën masive të futbollistëve më datë 10 tetor 2020. Për këtë do të ngrihet një grup pune për organizimin e saj dhe sensibilizimin e opinionit publik”, thuhet në vendim.
Please follow and like us: