Albspirit

Media/News/Publishing

Besnik Velaj: Miniera e lëngët e krimit  

         

U bënë 30 vjet që Vlora masakrohet në të 4 anët dhe me të gjitha mjetet monstruoze nga një tabor kriminelësh, të paguar nga UDB-ja, Asfalia greke, nën petkun e politikanit, deputetit, ministrit e më përpjetë, antishqiptarëve. Për 30 vjet në Vlorë janë regjistruar 2600 të vdekur nga mbytjet në det, vrasjet prapa shpine nga politika dhe hasmëria, nga paratë e firmave piramidale. 90 % e të vdekurve i kanë varret në Babicë dhe në përgjithësi janë me dokumente të rregullta varrimi. Qysh në vitin 1993-1994, gazeta “Koha Jonë” shkruante në faqen e parë: “…në gjysmën jugore të Shqipërisë ka pesë mijë agjentë grek”. Më pas tregonte borderotë e pagave të tyre, që në vitin 1997 u zëvendësuan me borderotë e pagave të kallashnikovëve. Ato jepeshin, (jepen akoma), sipas gradave qiri-gaspadin e gaspazha. Kjo ishte, është për 30 vjet një bandë gjigande, që po u thith gjakun shqiptarëve e veçanërisht vlonjatëve. Këta antishqiptarë, në trajtën e një formacioni progrek në Vlorë-Himarë-Sarandë-Delvinë, nga më gojëprishurit, tradhtarë të 40 flamujve që i mbajnë nëpër “sepetet e vjetra”, nuk dënohen nga gjykatat, nuk hetohen nga organi i akuzës, për ta SHIK-u dhe Policia është në dijeni… por parakët  e shtetit për 30 vjet ua mbyllin gojën organeve të ligjit. Sa të jenë këta në pushtet ligji as nuk bëhet, ndaj dhe Shqipëria-brenda kësaj dhe Vlora, nga 1990-sot e kësaj dite do të digjet-vritet-shkatërrohet, nxihet e asgjësohet çdo ditë e çdo natë. Janë këta sllavo-grekë që veprojnë në Vlorë, janë këta që mbytën “Katerin e Radës” me 98 vetë, shumica nëna me fëmijë. Janë këta që mbytën, më 29 janar, 21 vetë në Karaburun dhe shkaktuan tragjedinë e Selenicës. Për të realizuar skenarë të tillë, nuk është vështirë për strukturat antikombëtare në shërbim të sllavo-grekëve, veprojnë lirshëm në Vlorë (me të thënë e kemi). Jugorët e kuptojnë, m.gj.s çdo gjë i maskohet për ditë. Janë po këta, ushtarë sllavo-grekë, agjentë të potencuar në të gjitha nivelet e shtet-pushtetit, që po i vret Shqipërisë-Vlorës, për çdo vit me qindra nga viti 1997-2005, ka djegur shtëpitë, nxit emigracionin, ngre taksat, shton papunësinë, zbeh patriotizmin, shkatërron deri shpirtin e njeriut të çdo moshe. Shqipëria-Vlora është në zgrip të mbijetesës… Vlora është tradhtuar mizorisht, s’ka për ta ngritur kokën, po nuk e luftoi me të njëjtën monedhë të keqen 30-vjeçare, me votën e lirë dhe me vigjilencë të lartë këtë bandë qeverisje sllavo-greke me kriminelë, bukëshkalë deri në asgjësim. Po pse janë kaq shumë varre në Babicë dhe gjithë gjeografinë e Nënës Shqipëri (aktualisht vetëm në Shkodër janë 11vetë)? Kjo është bërë, që të mos rilindë ndjenja kombëtare shqiptare, të mos rikrijohen lidhjet shpirtërore e fizike midis shqiptarëve të Shqipërisë Etnike, shqiptarëve të dy anëve jug-veri. Që në fillimet e demokracisë, u hapën fjalë me zërin e Kasandrës: se në Shqipëri ka “300.000 minoritarë grekë”. Strukturat fshehta shmangën realitetin anti-ligjërisht dhe emëruan në parlamentin pluralist “5 deputet të Omonias”… pa zgjedhje dhe pa kaluar në parlamentin sipas Kushtetutës RSH. Kaq u desh dhe greko-sllavët mbushën kryesitë me grekëri, çobanë, arumunë, egjiptianë, serbë, boshnjakë etj.,etj., statistikat e dhëna nga SHBA-ja saktësonin, se në Shqipëri ka vetëm dhe vetëm 1.2 % nacionalitete të huaja! Makabriteti më i madh deri në tradhti kombëtare ishte, kur në bashkinë e Vlorës u krijua “një komision” që merrte vendime administrative të formës prerë, për të ndërruar emrin nga i çdo feje që ishe, të konvertoheshe në ortodoks. Kaq u desh dhe plasën ujërat e zeza të politikës  anti-kombëtare. Në Bashkinë mëmë  të Vlorës, në rajone, lagje, institucione, ndërmarrje, bashkitë bija si Selenica, Orikumi, Himara, fshatra etj..u emëruan në krye “shqiptarë të konvertuar grekë me letra të falsifikuara…që shiteshin edhe  tek Kapelja publikisht ”. Sot na ngjallet tradita e keqe. 140 parlamentaret u ndanë, një pjesë dorëzoi mandatet nga frika e reformës në drejtësi dhe bredh rrugëve duke u paguar pa punë. Ata janë mësuar për 30 vjet, që kur nuk e marrin pushtetin me marrëveshje politike, ngujohen në çadra, bëjnë protesta, ankohen si “miturak” te ndërkombëtarët. Faji është prapë dy palësh për 30 vjet.

(Po(Opo)zita bëjnë “marveshje  politike në tavolinë”, ndajnë pushtetin midis partive të tyre dhe partiçkave që rrotullohen në orbitat e tyre. Populli ngelet  me gisht në gojë, një palë opinga në këmbë, një vesh rrush në dorë dhe me një trastë plaçkash si kurbatkat në shkretirën e Gobit. Janë parakët që nuk e duan bashkimin e Shqipërisë me Kosovën,fillimisht shpirtëror e më pastaj territorial të Kosovës me Shqipërinë. Parakëve u vret sytë deri tek eskursioni me motiv patriotik i rinisë kosovare,duke harruar se ata janë dëshmorë të Lirisë së madhe kombëtare. A nuk ishte populli shqiptarë, vlonjatët, sarandiotët, delvinjotët, çamët (kudo që janë) që hapën dyert e zëmrave të tyre, për t’i pritur dhe strehuar gra, fëmijë, burra të Kosovës gjatë luftës me Sërbinë! Sot, nga disa, është harr-rrr-uar ajo thirrje,dhe është zvëndësuar nga thirrja:- ”Të korigjojmë kufijtë Kosovë-Serbi… dhe të rishikojm paktin për detin  Shqipëri-Greqi”! Politikanët tanë po çudisin “botën” me dijet nga socializmi parë dhe po u tregojnë të  mbëdhenjve: “…Se janë superfuqi nga dijet marksist-leniniste…”! Miku më i math Shqipërisë londineze, Kosovës, shqiptarëve të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarve kudo në botë, SHBA-ja, na ndihmon  demokrativisht, që të bëjmë thirrje në fortisimo:-“Populli i Kosovës! Eja më shumë në Shqipëri,në Vlorë ,se kështu bëhet Shqipëria Etnike”!            Për 30 vjet në qytetin bregdetar gjykatat kanë qënë inaktive dhe komandoheshin nga politika. Sot po sot: Reforma në drejtësi do të bëhet, ajo është përkrahur nga Shqipëria londineze, shqiptarërt e shtetit të Kosovës dhe shqiptarët e Maqedonisë Veriut dhe  shqiptarët kudo në botë. Maqedonia e Veriut, është shteti i tretë, pothuajse me mbi 400.000 shqiptarë, e para kjo, e dyta, me statusin e ri, aty e kanë deklaruar vehten me prejardhje shqiptare 20.000 ortodoksë, deri tek politikania Sheqerinska. Si në kontekstin e mësiprm, Opozita e tmerruar nga reforma në drejtësi dhe organet e saj që po ngrihen po jep rezultat në pastrimin e drejtësis vjetër. Ajo do të bëhet me hirë  apo me pahir nga SHBA-ja, Partia Socialiste, si pozitë qeverisëse e mandatuar nga populli. Gjuha politike e Opozitës (me mandate të dorëzuar) rrugëve dhe jo në parlament, është në fatin e tyre të trishtë, e projektuar për të bërë që gënjeshtrat të tingëllojnë të sinqerta dhe vrasjet të respektueshme dhe për t’i dhënë një sipërfaqe ngurtësimi erës së pastër (Orvell). Vlora nuk do të jetë në të ardhmen më “miniera e lëngët e krimit”. (Nëno, mos ki frik, se ke djemtë në Amerikë-Tteofan Stilian Noli) se është e antarësuar në NATO dhe s’shpejti do të antarësohet në Evropë me detyra të plotësuara nga BE-ja. Ruso(sllavët e jugut)-grekët, bashkë me ata që pëllasin si antishqiptarë, me kryqin  e rëndë ortodoks Moskë-Athinë-Beograd në qafat e tyre pa boshtë kombëtar, e kanë të kotë. Ne, Rusinë nuk duhet ta nënëvletësojmë për “trubullirat” në Ballkanin Perëndimor, por në këndëvështrimin tonë perëndimor, Moska drejton një “Perandori të ligë” (Margaret Theçer), ku akoma s’ka fundosur elitën sovjetike?!

 

Please follow and like us: