Cikël poetik nga Mustafa V. SPAHIU
PRANVERA ME NJË LULE S’VJEN…
Mes’i dimrit, acar në Shëndre,
Zemra m’dridhet si shtatë suta!
Juga bardhë vjen me erë të re;
Pash një lule – fugova e putha.
Pranvera me një lule nuk vjen,
Lulebora nën kaçubash ferre…
Stinën me zefire e ngashëren
Lugut me vargjet e mia rrebele.
Mbeta i magjepsur si pa frymë,
Lulebora – pamja mdhështore…
Avull t’vaktë lëshoj mbi brymë,
Borën e largoi dorashkash dore.
Të nesërmen zbardhëllon agu,
Kur papandehur – bukuri vërej…
Me tarnana e shend zëmbaku-
Manushaqja më thërret përtej.
Kakurekat me rrobet e veta…
Aguliçet po vallëzojnë papritur.
Lilat kaltërosh veshur xhaketa
Pranverën time duke përt’ritur.
Pranvera me një…kam besimin,
Me një lule për ne nuk erëmon…
Dallëndysha kur me fluturimin
Këmbë e krye natyra zbukuron!
S’vjen pranvera!, ç’ne kjo fjalë?
Jo nga mëllefi një kokëzalisur,
Vajzat parfum i venin ngadalë;
Vjen pranvera krejt e stolisur…
E diel, 04 tetor 2020, në Dardaninë Ilire.
ARAT PA TOPONIME
Çatisa në gërrellë të pojakut,
U shndërrova në dyzetë sy!..
Më gufte zemra prej merakut;
Për arat mbushur me shtëpi.’
Çdo ngastër kishte toponime,
Me vlagë të shkrifta bukatore.
Tapinë e pronës pa ngatërrime;
Shpesh mbilleshin hamullore…
Rend e rend n’këto vargëzime:
Në e parë me toponimin “Balta,”
Po i numëroj fare pa stilizime –
Aty rritej shalqiri sikur mjalta, e
Më n’bregore ngastra “Meraja,”
Pranver’e vjeshtë bëhej ugare.
Rritej gruri det-dehëse sevdaja;
Tokë e papunuar s’gjendej fare.
Fshat’i lashtë n’vendlindjen time
Me mbi katërqind shtëpi, ishte
Zgjeruar, arat ngel pa toponime;
Ngritur ndërtesa t’reja mrekulli.
E enjte, 1 tetor 2020.
XHAMBAZËT
Janë dallaverexhi e xhanavarë,
As kanë kund plang dhe shtëpi
Mbijnë kudo si kërpudha në shi
Janë stërshitësa n’çdo pazarë.
Blejnë kuaj pa shalë shesin pela,
Për dy javë pa kapar dhe veresi,
Ç’merr prej Vranje n’për Shqeri,
Hyjnë dorëzanë me tre bedela…
Ta varin qafës kotrovën pa vegë,
Tri herë endën – vijnë anës tjetër
Ta shesin për të rri kalin e vjetër;
Nga këta meleza ke për t’u djegë!
Ndër vjeshtarë e marrtë e zeza,
Si mashë druri s’janë kurrkushi-
Kërcejnë si gështenja nga prushi,
Angërdufen bie fjala si kacagjela.
Krekosen me mbiemra xhambazi,
Ndoshta janë shitur për ‘i zallotë,
Se mbiemri të veshë me mallotë
Gjeneza të del pinjoll zanafilltazi.
Ndonjë xhagajdure udhëbjerrë,
Pikur xhanarikë me vetdëshirë
Ka gjetur ndonjë riosh shpirtmirë
Ta merr nusezonjë me mefterë…
Persianët n’gjuhën e tyre zhdukur,
Shitjen e kuajve e k’in profesion, e
Leka e solli kronikat kështu thonë
Xhambazi hyri n’shqipen e bukur!
E martë, 29.-30. 09. 2020, në Dardaninë Ilire.
JAM POET I FSHATIT
Dhjetë hapa të jetës vrap shkanë,
Me diell vere, qindra përshëndetje!
Fshati është inxhi madh’shti jete –
Kujtimet djaloshare më rrinë pranē.
Këto vargje kur po i vjershëroj,
Më vijnë simfonitë nga fshati –
Vringëllimë kose – krismë shati,
Me mallë shelgjet i përqafoj, dhe
Imazhe kur vjershëroi unë poeti,
Motivet më mbushin ngazëllim…
Të jenë modeste ama zërin tim
Shkumëbardhë ta gjakon deti…
Melodi mëtini ku tundet dhalli,
Me misërnike që më rriti fshati.
Kok’rra vojsash – grishte shpati,
Për ato të rralla më djeg malli!..
Fshati është lulja më e papritur!
Atje trishtili stinëve kur cicërron,
Vargjet e mia me rreze i praron;
Përmbi këngën tok duke u rritur.
Fshati vjetër ç’i ruan disa tipare,
Ka hapësirat fare t’pakufishme-
Fshati ka gjithçka t’madhërishme:
Gjenë sofër, kripë, bukën bujare…
Jam poet fshati ku piqet arsyeja,
Në gjol gjeni varg t’kulluar-mërli!
Ose laureshat çerdhesh në kalli;
Farkë e skuqur ku kalitet poezia.
Të jesh vjershëtor vargu ta thotë:
Flaka për fshatin është e vështirë;
Ta njohish cepash n’çdo hapsirë…
Poetët e fshatit janë pak në botë!
E mërkurë, 30 shtator 2020, në Dardaninë Ilire.
ATA QË KANË VESE
Pastroni morrat, o ndërgjegjethyer,
Qyqe sorollateni, s’gjeni melhem;
Sa jepni dhe sa merrni egjër ujem?
Me kaq njollash ballin keni përlyer!
Nënat iu pollën-ndoshta Vestalet,
Ligësirat askend s’e kanë mbyt, të
Gjeni dru bërshemi-litarin në fyt-
Për mëkatin tuaj s’tunden malet.
Kuisni përbindsha për fajshlyerje,
Që kur u futët n’bylyk t’udbashve
U bët dioikë “lule” të deledashve
Me vese morrash shëmtithyerje
Në këtë jallane dynja të mjeruar;
Grusht’i Zotit ç’iu godet hidh’ruar.
E diel, 27 shtator 2020, në Dardaninë Ilire.
P O L E S K A
(Primula veris)
Vjeshtë e parë – petalegjerë,
Kaq joshëse ndrinte hareja,ju
Shpirtra ngazëlleni pranverë,
Ninzat gjejnë ëndrra të reja,
Për miqësi grishni krenarisht,
Të gëzohemi me bukuri të re!
Kërcellin e keni palcë të brisht;
Me amësimesh na nderoni ne.
Kënga ju don’vargje madhëruar,
Iku vera – tungjatjeta ju poleska!
Ne s’e shohim një dorë-bekuar
Nga gjymash kur derdhet vesa…
Më bëhet se na shikoni me sy,
Pemët bëjnë nojme në shtator.
Lulëzuar gaz n’tuajën mbretëri;
Fëmijët iu përsh’desin me dor.’
Kadrilet s’ndalen duke u rritē,
Si ylbere buzagaz me dëshirë!
Agu me pëllumba duke zbritë –
Poleskat me parfum-xhevahirë.
Tetori bie brymë – brirë s’ka,as
Poleskat s’lëngojnë si të gjora…
Gjethet e barit i mbrojnë me la,
Shtrihet velloja s’duket as dora
E mështekna ende degënjomë,
Me akacjen pëshpërit ngadalë:
“Poleska jeni nën duvak, aromë
Duam! Qëndresë në çdo fjalë, se
Ju magjepsni çdo kalimtarë,e
Akrepat e gjatë t’orës së natës,
I orientojnë shpezët shtegtarë –
Prej résh të zeza e shtrëngatës.
Poleskat rriten n’për çdo parqe,
Petalet dukat, stoli dhe bukuri…
Vegimesh nën t’ylbertet harqe –
Van Gogu do binte në dashuri…
E premte, 25 shtator 2020, në Dardaninë Ilire.
JAM NË GOF SHASHTARIE
O, ngritjani digën ju pedimit,
Në Dardani nuk jam rishtak…
As argat sllavi i nënshtrimit –
Toka gjindoset larë me gjak!
Absurdi Mizor-bëheni hafi –
Me lebetitje grash hing’lloni!
Rrejshëm trilloni kaq marrëzi!
Hekurat kur s’i shkatërroni…
Jam orl s’më ndalë çdo stuhi,
Në kallo kurrë s’ju kam shkel!
Në mejdane dilni një nga një,
I pari Unë, nga ju kush po del?
T’UDB-ës jeni unji qenzagar,
As hanxhari juaj s’më trembi
Veten s’e keni mat në kandar;
Kam qumësht zemërshkëmbi!
BOLL! Po iu them kosovarisht,
Jam pinjoll i parë në fisin trim…
Ju skile polare lëvizni pa bisht;
U venitet n’borë e në shërbim!
Për veten kam tërtip të matur,
Pse se bëni shpirtin tuaj zap?..
Dhe kam një enigmë të qartur;
Keni mësuar pasion të prapë…
Zemrën po ma lëngon vetmia,
Shakull e akull me erë vdekje…
Esenca është vargjeve të mia-
Sllavi ju lenë pa hovesh jete, se
Ata qysh se erdhën këtu te ne,
U futën bazilikave shend’e verë.
Vithosën çdo gjë pas erës’ re –
Gjakpirësit si lugat-faqesterrë.
Në këto strofa po ua them troç,
Me thashetheme-shterroset më!
Ndaj një grosh s’ua kam borxh..!
As me jetë nuk iu fali për asgjë…
E hënë, 21 shtator 2020, në Dardaninë Ilire.