Ilir Levonja: Kryetari i një bashkie periferike…
Sot në webet shqiptare dominon indinjata e gazetarit Sokol Balla karshi kryetarit të një bashkie periferike, si Erseka. Bëhet fjalë për një festë private, datëlindje etj., mes aktorësh. Aty ka marrë pjesë edhe presidenti me familjen e tij duke shkelur urdhëresat a ligjet në lidhje me pandeminë. Shkurt gazetari i Ramës ka ngritur zërin dhe është i ”indinjuar” se përse kryeministri nuk e shkarkon nga detyra, këtë aktorin e bashkisë së Ersekës. Eshtë një nga ato rastet më flagrante për të kuptuar se sa demode është shtypi shqiptar. Ose më saktë këta që kanë zaptuar studiot dhe e kollondrisin opinionin publik shqiptar si t’u doje menderja. Ka një indinjatë false të një gjoja gazetari perëndimor por që në të vërtetë, është faqja e zezë e atij realiteti që në bashkëpunim me politikën kanë marr peng të gjithë shqiptarët.
Janë edhe këta po aq mëkatarë sa edhe politikanët, megjithatë janë kanakarë sokakësh, pasi nëse nesër ndonjë politikan edhe mund të shkoj në burg, ata prapë aty, nga goja nuk të gjen gjë. Madje as nga morali bizarr, se siç edhe e dini nuk mbeti shqiptar pa e parë këtë sokolin e partisë, me ato video masturbimet që ta shpifnin. Ti i thua këtij çunaku që na neverite. Kurse ti jo na neverite, por nxorrëm zorrët. Megjithatë sot ke të drejtën e indinjatës publike, privilegjin sa t’i drejtohet kryeministrit gjoja i indinjuar për ta mbajtur gjindjen po ashtu, degraduese. Gjëja e parë që duhet theksuar është fakti që, gjeti kryetarin e Ersekës. Një qytet periferik, thuajse i harruar. Siç ndodh rëndom me ishujt. Një qytet që është bastion i majtë, pse jo akoma me partinë e punës. I cili edhe tabelat e diktaturës i ruajti deri vonë. Por pa i hequr edhe një presje se është trualli ku zë fill historia e dhimbshme e arsimit tonë. Gjithsesi një nga ato zona urbanistike që duan dyfish stimulime në investime për të mos firuar fare, pasi e kanë marrë rrugën e zbrazsjes me kohë. Gjeti pikërisht një kryetar i cili me siguri nuk ka asnjë klan droge, a hajdutë votash, një nga ata që nuk të kërcënon publikisht se nuk ka bir kurve që më prek mua. Dhe u indinjua sokoli i Edit. Sikur ta kishte bërë këtë me një nga ata më poshtë, më në kërthizën e vendit. Me një nga ata në Kavajë, Durrës, Vorë, Shkodër etj. Janë të gjithë kryetarë bashkish që rezultuan kontigjent i pastër i drejtësisë. Nuk i shkarkoi kryeministri, përkundrazi i mbron. Madje me atë të Durrësit i bëri karshillëk edhe Amerikës së madhe. Ky i Ersekës është cironkë e hedh në tigan se kujt po i prishet puna. Erseka një copë llapashke periferie është, për më tepër votat i kemi. Ngrije zërin për atë të Durrësit, po nuk e bën. Janë dy arsyet, a) ai u duhet dhe b) të dërrmon ai, e ka thënë publikisht nuk ka bir kurve që të më preki mua. Erseka raki kumbulle bën, ca stafille molle, gliko etj. Kurse Durrësi me kompani kanë arin e bardhë.
Sinqerisht është i neveritshëm ky stil prej figure e bërë pis.
Para pak ditësh kryeministri i Shqipërisë i postonte një futbollisti serb adhurimin antik. Por askush nuk u bë pis nga këta. Megjithëse është jo normale, për shkak të kostumit të institucionit të shqiptarëve, jo të tijit. Atij fakti që një nga motrat tona në Prishtinë e quajti një realitet të pa perceptueshëm nga ne kur vjen fjala në raportet me Serbinë. Mirëpo, këtë nuk e kuptojmë, nuk e dëgjojmë, nuk bëhemi pis. Një kryeministër që adhuron një futbollist i cili më 1999 manifestoi publikisht pro genocidit dhe reprazaljes së ushtrisë serbe karshi popullatës civile shqiptare. Pika shtetarin tonë, atë që që gjoja është indinjuar me një kasetë. Madje ka urdhëruar bajatët ku i ka të ndezim motorët double w kundër ”tradhtisë” së liderit të opozitës, karshi UÇK-së. Sa bajate! Sa e pandershme. Sa pa profesionale. Thoni që është i mirë kur them unë. Thoni që është i keq kur e them unë. Mister bajat, nëse e do vendin tënd thuaji kryeministrit të dorëhiqet, ta çoj vedin në zgjedhje. Se e keqja e Shqipërisë nuk është kryetari i një bashkie periferike me fonde sa ato të një çerdheje në kryeqytet. Por ai i gjati që u ka futur edhe mbesat e nipojtë në borxh.