Leonard Olli: Tërmeti një vit më pas
Një vit më parë, në mënyrën më të frikshme dhe të pabesë tërmeti goditi Shqipërinë, duke marrë 51 jetë, me qindra të plagosur, ndërsa me mijëra familje mbetën në qiell të hapur. Përtej traumës psikologjike e shpirtërore, sado që asgjë materiale nuk ka rëndësi para jetës, është vetë jeta e cila të imponon vijimësinë, qëndresën dhe vullnetin e mirë për të filluar sërish nga e para. Shqiptarët kanë ditur gjithmonë të mbijetojnë dhe të vijojnë para, por jo gjithmonë me mbështetjen e duhur nga ata që i kanë besuar udhëheqjen! Sot, në përvjetorin e kësaj dite tragjike për historinë e vendit, situata e familjeve të prekura nga shkatërrimi vijon të jetë në kufijtë e të pashpresës! Nuk ka asnjë bilanc dhe transparencë lidhur me çfarë ndodhi! Çfarë u bë me gjetjen dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për rrënimin e dhjetëra godinave? Sa pallate apo godina u shembën dhe sa janë ndërtuar, rikonstruktuar apo kthyer në ndërtesa të banueshme?! Sa nga familjet që mbetën pa strehë janë tashmë në shtëpitë e tyre të reja e sa të tjerë janë ende në qiell të hapur?! Sa janë shumat e përfituara nga donacionet dhe sa janë venë në dispozicion nga buxheti i shtetit?! Çfarë masash mori qeveria në kuadër të legjislacionit për të mundësuar sigurimin e aseteve njerëzore dhe materiale?! Sepse tragjedi të tilla natyrore nuk parashikohen apo shmangen, por aketet qeverisëse dhe njerëzore duhet t’u paraprijnë që të paktën në aspektin material njerëzit të ndjehen të mbrojtur dhe shteti të mos marrë gjithë barrën në shpinën e vet! Të gjitha këto shqetësime besoj se janë shqetësimit e të gjithë shoqërisë shqiptare, se sikundër thotë shprehja jonë e vjetër: E keqja të zë më shumë se e mira! Koha dëshmoi se pas tërmetit, pasi pandemia dhe larg qoftë mos kemi të tjera, por ata që kanë dalë vullnetarë e më pas kanë marrë besimin e qytetarëve duhet ti dalin për zot vendit dhe qytetarëve që u besuan këtë detyrë! Për fat të keq kam bindjen e thellë që kjo qeveri dhe timonieri janë jo shumë larg pritshmërisë, por edhe më larg se aq. E ndërsa pasojë e tërmetit e më pas pandemia rrëzonin jetën dhe mundin e shqiptarëve, timonieri me shokë luanin vallen e PPP-, thënë ndryshe rrëmbe çfarë të mundesh! Nëse do kishim një vend me hapësirë demokratike, media do të përcillte me qindra situata tragjike, por….. E megjithatë dielli nuk mbulohet dot me shoshë dhe të gjithë e dinë situatën edhe pse disa nuk duan ta shohin! 3D nuk krijon në terren as të mira materiale e as shpresë! Koha e ardhme nuk u shërben me shqiptarëve në kuptimin gjuhësor! Andaj kur të dëgjoj pretendime për të marrë për një herë të tretë fatet e vendit në dorë ndihem i poshtëruar dhe i neveritur, sepse pacipësia nuk paska limit! Jam i bindur që shqiptarët janë të qartë se në duart e kujt kanë përfunduar dhe e kanë gati jo thjesht kartonin e kuq, por përjashtimin për jetë nga skena politike të kësaj bande të Edi Babës, me pafundësisht hajdutë… Fatin tonë e bëjmë vetë, këtë nuk duhet ta harrojmë për asnjë moment!