Bardhyl Berberi: A po vjen koha që virtytet të zvëndësojnë vesin?!
Dje kishte ardhur në Pogradec djali i një biznesmeni të njohur nga më të fuqishmit e vendit për të blerë shtëpi në këtë qytet. Ai, në pritje të pronarit të hotelit, bënte shëtitje përgjatë bregut të liqenit dhe dukej sheshit që kishte një shqetësim të veçantë.
-Më pret mua, tha pronari, kërkon të blejë një shtëpi dhe të jetojë në Pogradec.
– Për muajtë e verës, i them unë.
– Jo, përgjithmonë, madje ka marrë kredi nga një bangë greke dhe lekët do t`i mi japi me këste
– Pse tallesh, i them unë.
Pronari thirri djaloshin në tavolinë tonë. Morëm nga një kafe.
-Bëre mirë që e bleve një shtëpi në Pogradec, i them unë… për ta trazuar bisedën.
– Zotëri, mu kthye ai, ti mendon se jam djali i filanit dhe kam pasuri pafund.
.- Jo unë kam ardhur në Pogradec sëbashku me gruan dhe djalin tim tre vjeë për të punuar dhe për të jetuar këtu në mënyrë të ndershme… Unë jam mjek, gruaja është mesuese dhe mendoj se do ta gjejmë një vend pune
-Unë nuk e dua këtë mirëqenie e luks që ka krijuar babai im! Nuk e dua makinat luksoze dhe vilat që më ka ngritur anekënd Shqipërisë, madje dhe në vënde të tjera ! Nuk e dua këtë derdhje lum të asaj që nuk është djersa dhe dinjiteti im, porse është grabitja dhe paraja e pistë. Edhe dje në kohën e diktaturës kishte djem të ndershëm që braktisnin ish-Bllok dhe priviligjet e një antari të Byrosë Politike më duket se ka qënë djali i Manush Myftiut, Agimi që nuk jeton më. Unë jam nga ata fëmijët që më kanë neveritur prindërit nga paret e fituara me tendera të vjedhura dhe para të pista. Në çdo sistem ka pakënaqësi…
Ai hapi telefonin dhe më afoi një foto të të një piktori të shquar italian, Longato. Në tablo ndodhej një djalë i varfër, i veshur keq me kepucë të çara që shikon nga xhami një bashkëmoshatar të tij me një bukuroshe që drekoni në atë restorant luksoz. U ekspozua puna në një ekspozitë në Milano. Sapo e panë njerëzit filloi një valë e madhe protestash në gjithë Italinë duke shprehur indinjatën e tyre për atë kontrast të madh që pasqyrohej në tablonë e piktorit. Piktorin e morën e zhdukën fare… E tërë Italia u përfshi më tepër se një muaj nga protestat. Edhe këtu tek ne do të vijë një ditë se me barqet bosh nuk e ke jetën të sigurtë…
‘Pse linda këtu? Pse më sollët ju në jetë? Ju prindër gënjeshtarë. Ju ziliqarë e grabitës. Ju që nuk doni asgjë veç parasë dhe llumit. Ju që gjithçka mund të jeni, porse jo njerëz të virtytit’. Shpërthimi i tij ishte shokues, i ndjeva ndjeshmëritë e ndërgjegjes pasi njeriu prindërit nuk i zgjedh.
A ka ardhur koha që virtyti të zvëndësojë vesin që po na mbyt? Dhe tek prindi humb fëmijën nuk ka tragjedi më të madhe pasi kishte vetëm këtë djalë dhe dy vajza. Pa dashurinë e fëmijës dhe me përbuzjen e tij, je bosh, je një hiç, thjesht një pocaqi që bie erë të keqe… nga një realitet që të bën pis…
Të gjithë e dinë që me ato çka i kanë bërë këtij populli gjatë qeverisjes në këto 30 vite të qeverisjes së tyre do me thënë se kanë lënë plagë të thella që kanë zënë kore përkohësisht por që qelbi është poshtë. Nga ta fillojmë nga Gërdeci që u vranë dhe plagosën një vagon treni me njerëz të pafajshëm që dikush të mbushte xhepat… Apo nga 21 janari ku u vranë katër njerëz të thjeshtë e ta pafajshëm në bulevard… Apo me rrugën e Kombit që u vodhën 280 milionë euro apo afera të tjera…
…Të gjitha ato bëma ata i bëjnë qesharakë dhe të pafuqishëm që të vijnë në pushtet. Është një opozitë e çorjentuar që i ka humbur busulla dhe përplaset kuturum sa andej këtej. Është fatkeqësi që Shqipëria nuk ka opozitë, nëse do të kishte opozitë konstruktive gjërat do të shkonin ndryshe… Le parlamentin, le zgjedhjet lokale e veprime foshnjarake që do t`i kthehen në një kosto për vetë atë
Jemi duke parë serialin tjetër të CEZ, vjedhje galopate. Kush e solli në Shqipëri, kush filloi të bëjë dallavere dhe përfitoi prej tyre dhe tani kërkon t’ia lerë kopilin në prehër të tjerëve. Populli është duke pritur serialin tjetër që është duke u xhiruar në oborrin e Shqup-it duke hedhur një tymnajë tjetër si ajo me Babalen me shokë… Por duhet të dini se pesha e fjalës varet nga goja e kujt del dhe fjalët marrin kuptim kur shoqërohen me fakte, në të kundërt ato i merr era. Ana pozitive e të qënit i pushtetshëm është se kur ti i mërzit njerëzit, ata të shkretët mendojnë se është faji i tyre. Realisht, shumica e problemeve në botë shkaktohen nga ai takëm njerëzish që duan të jenë të rëndësishëm pa qenë të tillë…