Koalicioni në Kosovë: Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani presidente
Fiks një muaj para datës së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Vetvendosja dhe lista e re e Vjosa Osmani kanë nënshkruar një marëveshje për të dalë me një koalicion të përbashkët. Por ky fuzion që tashmë ishte bërë fakt, duket se do të shkojë më larg sesa gara elektorale e 14 shkurtit. Mes dy politikanëve që ishin më të votuaritit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, duket sa ka një pakt afatgjatë që përcakton edhe rolet precize që ata do të mbajnë qeverisjen e ardhshme të vendit.
“Këto nuk janë zgjedhje, ky është një referendum për shembjen e regjimit të vjetër”, tha Albin Kurti.
Ndërsa presidentja në detyrë foli për një plebishit qëllimi i të cilit është të rikthjejë qeverisjen në shërbim të qytetarëve. Por, duke sqaruar këtë koalicion, dhe objektivat për qeverisjen e re, Kurti dhe Osmani e kaluan dorë më dorë stafetën e synimeve që kanë për njëri tjetrin.
“Albin Kurti do të jetë kryeministri i ri i Kosovës, për të vendosur interesin e qytetarëve të vendit si prioritet të politikës” tha me gojën plot Vjosa Osmani. “Koalicioni ynë është përtej emrave individualë apo dalllimeve ideologjike, ai është një bashkim për të luftuar korrupsionin dhe ringritur shtetin” arsyetoi ajo.
Ndërsa lideri i Vetëvendosjes pohoi me bindje: “ne e kemi presidenten, e ardhmja i përket këtij binomi që keni para jush”.
Osmani, e ndërgjegjshme se për tu bërë kryetare e shtetit me fuqi të plotë, duhet të ketë 81 vota në kuvendin e Kosovës, deklaroi se presidentja në detyrë ka nevojë për rikonfirmim përmes votës popullore. “Qytetarët e Kosovës janë të bindur se e kanë presidenten e tyre”, këmbënguli Albin Kurti, që i cilësoi mbi dhjetë herë këto zgjedhje si referendum. “Ndonëse nuk duam të jemi vetëm ne, sëbashku do kërkojmë një shumicë të cilësuar, për të rivendosur rilegjitimimin e institucioneve” tha ai.