Albspirit

Media/News/Publishing

Xhovalin Delia: Nëna e të gjitha të zezave është padija/halldupëria

ARMA më e MIRË e njeriut në jetë, është DIJA. Falë dijes, njeriu është krijesa më potente në planet. Mbretëron mbi tokë e po pushton edhe qiellin.
Kur jemi mirë, të gjitha meritat ia atribuojmë vetes. Kur jemi keq “nuk është për fajin tonë” e shkakun e kërkojmë tek të tjerët. Madje edhe kur na zë shiu rrugës shajmë qeverinë që nuk na ofron një çadër e nuk kursejmë as zotin që e lëshon shiun kur e ku Atij i teket.
Jeta ka shumë elemente që e ndihmojnë dhe po aq që e vështirësojnë jetesën si për për ashtu edhe për gjallesat e tjera. Ndryshe nga ato që dinë t’i binden LIGJËSIVE TË MBIJETESËS ne dimë të ANKOHEMI. Ajo që do të na ndihmonte për të jetuar mirë atë kohë që na është dhënë më dispozicion është DIJA.
Që të diskutojmë per dashurinë duhet të dimë ç’është AJO, që KUPTOJMË ç’është jeta duhet të NJOHIM të paktën ligjet themelore mbi të cilën zhvillohet AJO.
“… që diskutojmë për demokracinë duhet të dimë ç’është DEMOKRACIA, – u thoshte Platoni bashkëkohësve të tij (pa përjashtuar ne) e vazhdonte, “…në Athinë nuk kemi njerëz të tillë, ndaj le t’i lëmë të qeverisnin ata që DINË” – dorëzonte armët filozofi para MAKINËS QEVERITARE, por vazhdonte të mësonte të paditurit me shpresë se një ditë do të mund të diskutonte ai o pasardhësit e tij per jetën, dashurinë e demokracinë.
Attenzione! E mendonte dhe e thoshte KUSH? Platoni, e KU? Në Athinë, ku mendohet se DEMOKRACIA ishte “përkryer” aq sa mund të jetë i përkryer njeriu në përgjithësi e ai grek i asaj kohë në veçanti, që mbahet si më i qytetëruari njeri i të gjitha kohërave, jetuar mbi tokë. Ndërsa mjeshtri tij Sokrati, që s’di as shkrim as këndim, krejt natyrshëm, siç gjenitë dinë, deklaronte dishepujve të tij: Unë nuk di asgjë, por një gjë e di dhe fort mirë, që NUK DI.
Ne shqiptarët kemi e jemi shumçka e dimë çdo gjë VEÇ NJË GJËJE të vockël: që NUK DIMË.
…po ju rrëfej një rrëfenjë akoma më të vockël në shërbim të një gjëje të madhe, DIJES:… dija pak e hiç për Armeninë, por kam pasur rastin të njoh nëpër ekspozita nëpër botë, disa artistë armenë të mençur, prej të cilëve mësova ca gjëra. Historia e fati i tyre ka ngjashmëri me tonën, ose më saktë, rrëfenjat e tyre për historinë e vendin e tyre ngjajnë me rrëfenjat tona legjendare, ku MERITAT janë tonat e FAJET e të huajve. Edhe ata si ne, mendojnë se bota fillon në Armeni e mbaron aty. Ndërsa miku armen na rrëfente për historinë e lavdishme të Armenisë, si të krishterët e parë nbi tokë e si të vetmit viktima të genocidit turk në botë (më shumë se një milion armenë të masakruar nga kushurinjtë tanë turq,) një miku ynë po artist italian, që nuk e dinte as ku binte Armenia, e pyet krejt sinqerisht, – kur keni një histori të tillë sa të lavdishme aq edhe tragjike pse nuk jeni famozë e të njojtur në botë si hebrejtë?
– sepse NE NUK JEMI TË DITUR si hebrejtë – u përgj armeni pa u menduar gjatë.
Please follow and like us: