Gëzim Basha: Jetë të gjatë Bardit të Madh që e ngriti gjuhën shqipe në majat e letërsisë planetare!
Ismail KADARE, më 28 janar bëhet 85 vjeç.
I pari shkrimtar shqiptar që shkeli çdo kufizim kulturor të botës shqiptare për të qenë në sinkron të plotë me tendencat e letërsisë moderne. “Pak e vështirë të besohet”, thotë romancieri dhe kritiku amerikan, John UPDIKE, “por prej Shqipërisë primitive vjen njëri nga përdoruesit më të mençur të teknikave të modernizmit dhe postmodernizmit”.
Në vepren e tij seminale Fjalori i Termave të Letërsisë (Dictionary of Literary Terms)–një referencë e pazëvendësueshme në shkollën anglosaksone–në hyrjen për romanin, studjuesi Britanic J. A. Cudon, shkruan,
“Romancieri i jashtëzakonshem Ismail Kadare është jo vetëm shkrimtari më i madh shqiptar, por edhe njeri nga romancierët më të mëdhenj modernë”.
Poezia e Kadaresë—pak e studiuar edhe pse ofron shumë për të kuptuar prozën e tij—solli botën urbane me një emancipim ideor, gjuhësor dhe stilistik të vrullshëm. Kur në poezinë shqipe femra ende quhej ‘vashë’, Kadare solli botën dinamike të metrove dhe aeroporteve ku ndarja mbetet, “po aq e moçme dhe njëkohësisht aq e re”.
Vazhdon të mbetet masivisht i pakuptuar dhe shpesh i sulmuar nga hjekës lugjesh të pabesa—produkte të një kulture inferiore. Tipologjia e sulmuesve të tij ështeëaq e larmishme saqë përfshin tërë mercenarët dhe psikopatët e çdo ngjyre, ka ndër ta madje edhe ish-doganierë të kontrabandës së viteve 90-të, tashmë në biznesin e të folurit pa doganë.
Jetë të gjatë Bardit të Madh që e ngriti gjuhën Shqipe në majat e letërsisë planetare!
28 janar 2021.
Please follow and like us: