Albspirit

Media/News/Publishing

Klodiana Shala: Në tri dekada demokraci, askush nuk u kujtua për artistët dhe sportistët

Këto ditë kam menduar gjatë, jo pa trishtim, sesi shoqëria jonë është më shumë e dhënë pas dukjes së rreme, jo pas vlerave të vërteta.

Rastisa të vizitoj shtëpinë e një aktoreje shumë të njohur, por po rezervohem t’ia përmend emrin publikisht pa lejen e saj. Me të krenohemi, e duam në emisione, në ceremoni, e kërkojmë kudo.

Por çfarë i kemi dhënë si shpërblim? Asgjë. Stili i saj jetesës ishte krejt modest, për të mos thënë i varfër.

Njësoj me një aktor tjetër shumë të dashur të humorit. Jetojnë me të ardhura modeste, pa njohur kurrë përkujdesjen e shtetit.

Si sportiste me disa medalje kombëtare dhe ndërkombëtare e njoh fare mire ndjesinë e mosmirënjohjes, të harresës, të mosvlerësimit nga shteti dhe shoqëria që konsumon pa fund drama të rreme në ekranet televizive.

Në tri dekada demokraci, askush nuk u kujtua për aktorët, për artistët, për sportistët. Shoqëria është e zënë me dukjen, jo me shtyllat e shoqërisë, ato që modelojnë, i japin formë dhe ushqejnë shpirtin e kombit./albspirit.com

Please follow and like us: