Dashnor Kokonozi: Lartësi shpirtërore…
Të marrë, për ju po vdes!
Shprehja është mjaft e njohur, por me kohë shumë vetë kanë harruar se autori i saj është Valentin Feldman, një filozof francez 33 vjeçar që ua shqiptoi në sy ushtarëve gjermanë të togës së pushkatimit, korrik 1942.
Lindi në Sankt Petërsburg dhe bashkë me familjen u largua prej andej që të nesërmen e fitores së revolucionarëve rusë.
Në Francë u dallua si nxënës e student i shkëlqyer, por në të gjallë të tij botoi vetëm një ese, që citohet sot e gjithë ditën : Estetika bashkëkohore franceze.
Kolegët e tij më të afërt quheshin Claude Levi-Strauss, Simonë de Beauvoir, Georges Politzer, Jean-Paul Sartre…
Me pushtimin e Francës u angazhua menjëherë në radhët e Rezistencës. Krahas një gazete klandestine u muar me aksione sabotazhi kundër pushtuesve. Gjatë njërit prej tyre, u arrestua, u torturua, siç dinë gjermanët dhe pas një procesi të shkurtër, u pushkatua.
Në sekondat e fundit të jetës, duke pritur që ushtarët të mbushnin armët, shqiptoi shprehjen e famëshme: Të marrë, për ju po vdes !
Më mahnit lartësia shpirtërore dhe kthjelltësia e tij intelektuale. Para vetes sheh një turmë fanatikêsh idiotë, jo armiq!
Please follow and like us: