Majlinda F. Keta: Nga liria ime tek liria jonë
Pas kësaj interviste, (më poshtë) mjaftoi vetëm një foto nga një mësuese në gjimnazet e Tiranës (ndjekëse e intervistës) që të më bindte se ku ka mbërritur politizimi i arsimit, çfarë depersonalizimi po vijojnë t’i bëjnë mësuesve…
M’u duk e pabesueshme dhe e vërtetova nga disa burime…
Ju lutem, mjaft me këtë lloj dhune mbi mësuesit!
Sot, nuk do i nxjerr as emër shkollës, as mesazheres së drejtueses drejt kolegëve e për më tepër urdhëruesit të saj politik që pushtet do mes dhunimit dhe depersonalizimit të mësuesve.
Politikë shqiptare në ethe malarike elektorale, larg duart nga arsimi!
Larg nga cenimi i lirisë së votës së mësuesit dhe familjarëve të tyre.
Turp, rrini larg këture paçavureve që në fakt hyjnë në krim elektoral.
Institucioni arsimor apo qënia në krye të tij duhet t’iu detyrojë respektimin e depolitizimit dhe departizimit të arsimit.
Larg edhe sepse mësimi online po mbahet nga shpirti dhe përpjekjet e këtyre misionarëve, ndërsa në çdo çast cenohet nga ato që nuk i bëtë kurrë për arsimin dhe statusin e mësuesit.
Mos i stresoni më shumë!
Mësues të nderuar!
Drejtues të përgjegjshëm ndaj parimeve kushtetuese!
Më vjen keq që politika dhe etja për pushtet për vete dhe familjarët e ndokujt mes jush arrin të mbjellë dasi dhe konfliktualitet.
Hiqni dorë e refuzoni ato lista 10 t-she…
Ne, edukatorët, mbi të gjithë, duhet të respektojmë mendimin e lirë, votën e lirë, të fshehtë e të mbrojtur.
Lirinë tuaj përdoreni duke shkuar në votime dhe respektuar çdo standard të votës së lirë. Askënd mos lejoni t’ju prekë në të!
Një mësues i dhunuar në liri i bën dëmin më të madh mendjes dhe modelit të gjeneratave të reja.
Ne kemi shumë për të bërë për të drejtat dhe liritë tona profesionale, statusin tonë… mos u afroni vullnetarisht për t’u skllavëruar.
Më e keqe se pandemia është skllavëria moderne nga pushteti mbrapshtë.
Mos i dhunoni kolegët, pushteti shkon e vjen, mes tyre do gjendeni ngaherë.
…..
Faleminderit SCAN TV dhe Ana e “Për të folur”.
Kemi shumë punë përpara.
Please follow and like us: