Jorida Tabaku: Edi Rama ka frikë nga emrat
Nën diktatin e Edi Ramës KAS nuk pranon që në fletën e votimit qytetarët të shohin emrat e kandidatëve që do të votojnë. Ky është epilogu i gënjeshtrës së tij për listat e hapura. Është prova e fundit se ai ka frikë nga zgjedhjet dhe se ai nuk ka më ekip. Vendimi i sotëm dëshmon se Edi Rama ka turp nga emrat e kandidatëve që ka përzgjedhur vetë. Kjo është arsyeja që ua fshin emrat dhe ua fsheh pas numrave. Sepse për Edi Ramën çdokush është thjesht numër, pa identitet e pa personalitet. Ai nuk do që qytetarët të njihen me emrat që ai vetë ka zgjedhur për kandidatë. Sepse edhe nëse do të zgjidhen, ai do t’i përdorë sërish thjesht si numra. Shqiptarët i njohin se kë ka futur ai në lista, ndaj ai po bën çdo përpjekje për të fshehur listën e PS. Prandaj në 25 Prill votoni Partinë Demokratike, Nr 9, votoni ekipin, programin, votoni për familjen, biznesin! Votoni për përfaqësuesit tuaj, votoni për njerëz me integritet që do punojnë për Shqipërinë!