Lediana Fratari: Jo thjesht rrotacion, por ndryshim filozofie në qeverisje
Jo thjeshtë rrotacion, por ndryshim filozofie në qeverisje
Një ballafaqim shumë interesant me dy kolege të reja dhe të nderuara, Bora Muzhaqi nga Partia Socialiste dhe Floida Kërpaçi nga LSI. Të “rriturit” nuk kanë në plan të ulen përballë njëri-tjetrit, ndërsa ne të rinjtë e bëjmë këtë. Në një diskutim të organzuar nga “Qëndresa Qytetare” folëm për pikëpamjet tona mbi programet elektorale, por edhe vizionin tonë për politikën.
Unë theksova nevojën e shoqërisë shqiptare për ndryshim, jo thjeshtë për rrotacion qeveritar, por për ndryshimin e filozofisë së qeverisjes, për të ndryshuar në themel disa praktika që kanë krijuar e thelluar pabarazinë sociale, që kanë ushqyer më tepër korrupsionin dhe kanë ndikuar në performancën e keqe të ekonomisë.
Theksova edhe nevojën për një kurs të ri të politikës në tërësi, jashtë frymës së urrejtjes dhe dhunës verbale, por drejt një gare të ndershme, drejt organizimeve politike të hapura dhe demokratike, që t’i japin udhë konkurencës së brendshme dhe mendimit të lirë.
Me besim dhe punë, unë besoj se do t’ia dalin t’i realizojmë.
Ndaj mbështesni PD, nr. 9 dhe Lediana Fratari nr. 34!
Please follow and like us: