Lediana Fratari: Ta mundim të keqen me votë masive
Të dashur shqiptarë, ta mundim të keqen me votë masive
E keni dëgjuar kryeministrin dhe drejtuesit e tjerë të PS-së që shprehin siguri për fitoren e tyre?
Nëse janë kaq të sigurtë se do të fitojnë, atëherë përse duhet të organizohen në “operacione” për shpërndarje ndihmash ushqimore tek të varfërit në këmbim të votës, apo edhe më keq, në operacione për blerjen e votave përmes bandave kriminale?
Ka dy mundësi:
Ose PS ka blerë aq vota sa ndjehet e sigurtë në fitore.
Ose është e sigurtë në humbje dhe ‘varkën e shpëtimit’ tani ka vetëm PPP-në(Para-Pushtet-Para).
Cilatdo të jenë llogaritë e saj, unë ju ftoj të gjithëve të dilni masivisht të votoni dhe ta mundim këtë të keqe që na vjedh paratë e taksave, na vjedh pushtetin për të prodhuar më shumë para.
Votoni nr. 9 PD dhe nr. 34 Lediana Fratari!
Please follow and like us: