Mimoza Bici: Sot…
Sot,
ditë e qetë mendimesh
u mblodhën në një kosh
për t’i marrë më pas
makina e mbeturinave
çfarë u hodhën dje…
Të gjitha ditët kështu përfundojnë
Premtimi mbetet oaz i pashkelur
ku lind fjalën ëndërr.
Ajo që më bën të qesh
Janë sytë e tu në më afrofshin ëmbëlsi
siç shijoj unë
Një lule e tharë
se kish mundur të çel
Një fëmijë tek rritet
a do rritet!
Sforcat janë sfidë
E në fund
mundesh me qesh me veten
botës së kllounizuar
Unë shoh bukur
Aty ku të tjerët nuk munden
Kjo,
se e kam në zhvillim
syrin e shpirtit
A e dini?
Kam aq vuajtje,
e lodhur
e pabukur
E në fund
Të gjithë më adhurojnë.
E padukshmja ime godet
Formohet imazhi i ri tek ju
E në fund qesh
Se edhe ky mendim
do bjerë në mbrëmje mbi kosh… por…
Ditë pushimi
makina e mbeturinave parkuar
do të mund të ler pak më shumë imazhin e ri
Kushedi
diku mund të futet në zemër
duke bërë dashuri
Eja pra…
Please follow and like us: