Albspirit

Media/News/Publishing

Pas 144 vjetësh/Për herë të parë një femër do jetë në krye të ‘Washington Post’

Për herë të parë në historinë 144-vjeçare të “Washington Post”, një grua është zgjedhur të drejtojë gazetën. Sally Buzbee i “Associated Press” mori detyrën nga Martin Baron, i cili doli në pension në fund të shkurtit. Buzbee, aktualisht kreu ekzekutiv dhe zëvendësspresidente e AP, do të marrë drejtimin e një zyre editoriale prej një mijë personash në qershor. Emërimi u bashkohet emërimeve e fundit të grave që kanë marrë drejtimin e gazetave prestigjioze, përfshirë një muaj më parë italianen Alessandra Galloni, gruaja e parë që drejton “Reuters”./ata.al

Please follow and like us: