Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Tafa: Letër Bujar Tafës!

 

Sapo u zgjova nga një trishtim,

ëndërr e rëndë dimri.

 

Gjurmë arushe,

luftë konfuze.

 

Mjegull Ballkanit i ra,

ti e di si bëhet lufta

komandanti më caktoi roje

në një kamp robërish.

 

Një gruaje shtatzanë i rashë grusht n’bark,

ia poshtova fëmijën,

një të dyshuar për spiun sapo e mbyta dru,

djalin e mbytur ia vrava plumb.

Se komandanti tha:

Rrajën e fëlliqtë me zhbi,

por ti mos u trishto.

Komandanti ka ide:

Nëse janë të pafajshëm,

i shpallim dëshmorë, i bëjmë heronj.

 

Heronjtë na duhen,

eh, po ta kishe pa një ushtar armik,

të plagosur, të zënë rob.

si më lutej deri në përgjërim,

më thoshte se më ka Zot.

 

E unë për një moment,

u bëra Zot ose vetja m’u duk.

Ta kishe pa si qeshnin rojet,

qeshnin me lot nga lutjet e tij.

Është mjegull po mundohem ende ta kuptoj,

ushtari i kujt isha, ushtar i kujt jam.

 

Por unë nuk e di si m’i qorroi Zoti sytë.

 

Po tani më kanë zënë ethet,

më vlojnë djersët e

mbulue më ka zjarrmia.

As vetë s’e di a është e vërtëtë

A m’ka rrokë Empatia.

 

Sarajevë, 2001.

 

 

 

Please follow and like us: