Rifat Ismaili: DRITA E VERDHË E FUSTANIT TËND
Drita e verdhë e fustanit tënd
Mbi flokët e tu kish derdhur prarimin
Më hutoi,më la krejt pa mend
Zgjohu- i thashê zemrës, prej përdëllimit…
Të flas gjithnjë me sy të shastisur
Sikur të ishe e pakapshme, yll i largët
Në këmishën e zemrës duke të qëndisur
Si një kopsë me dritë diamanti.
Rende para meje si një meteor
Trupin ma përshkove si eklips
Veç një fill ëndrre mbaj ende në dorë
Puthjen që s’ta dhashë, me erën po ta nis…
Please follow and like us: