Irlanda kërkon fuqi punëtore, përjashtohen karakonspiracionistët
“Pas një kllouni ka shumë më shumë se thjesht një hundë e kuqe dhe pantallona të mëdha me kuadrate”. Kjo është thirrja e David Duffi, bashkëpronar i “Duffy’s Circus”, që u bën thirrje të gjithë irlandezëve veriorë që të bëhen kllounë.
Pandemia, sipas tij, ka prekur edhe këtë biznes dhe ka një mungesë stafi, pasi shumë prej kllounëve u rikthyen në vendlindjet e tyre kur ndodhi karantina e parë në fillim të 2020.
Por cilat janë kriteret për të qenë një klloun?
Kllounid do të thotë që të bësh të tjerët për të qeshur duke u tallur me veten dhe jo të tallesh të tjerët.
Dy kllounët që punojnë aktualisht për këtë cirk janë Fries Neumann dhe Henrik Neumann, burrë e grua. Gjatë karantinës ata hapën tendën e cirkut në oborrin e shtëpisë së tyre, duke i lejuar vetes që të vazhdonin fillimisht pasionin dhe më pas profesionin.
Për ta, kllouni është gjithçka. U njohën para 2017-s gjatë një festivali ndërkombëtar për kllounët dhe në 2017 organizuan edhe martesën me motive kllounësh.