Elta Milori: Duro zemër…
Duro vogëlushe, duro e ZOTI bëftë mrekullin me ty! U dhëntë fuqin e Tij mjekëve që po bëjnë të pamundurën të të shpëtojnë nga thonjtë e vdekjes!
Ne lutemi për ty që ti të shërohesh nga plagët që ti shkaktoi babai mostër, në trup e shpirt!
Lutemi që të shpëtosh nga mosvëmendja e nënës, e mësueses, e gjyshërve, e një shoqërie të tërë në kaos që nuk e ka kthyer vëmendjen si duhet nga ty kur duhej kthyer.
Duro vogëlushe se për ty po mbushen studiot televizive e po dalin këto gratë elitare që mezi presin të shpalosin idetë e tyre brilante, por nuk ndërmorën kurrë një fushatë sensibilizimi që të zinte vend në kohën e vendin e duhur.
Duro se dhe ne që jemi marrë me ligje e që kemi punuar me fëmijë si ty e gra të dhunuara si nëna jote, kemi ngelur në mes të rrugës e nuk kemi vazhduar dot se nuk bëhemi dot bashkë e zërin e kemi të mekur se jemi shumë pak.
Duro zemër e vogël, ne lutemi për ty e Zoti të shëroftë plagët sa më shpejt.
Mbase nuk do ketë dënim që të ta lehtësojë shpirtin, por një gjë ama besoje… ca teta si ne nuk do rrimë rehat deri sa ai ligji të forcohet e ty të ta marri hakun!
Duro zemër…