Vuçiç: Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant “Salon 1905”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në kryeqytetin serb, Beograd ku të enjten do të mbahet takimi i radhës i nismës Ballkani i Hapur.
Duket se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nga ana e tij ka organizuar një mikpritje të ngrohtë për Ramën, teksa ka organizuar një darkë ku ka qenë edhe Rama i pranishëm.
Mesazhi i Vuçiç
Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant “Salon 1905” me miq nga rajoni, Edi Rama, Zdravko Krivokapic dhe Nikola Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verërat shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit.
Please follow and like us: