Artan Kajtazi: KAM NIS ME E PI DUHANIN
Atje lart n’Shpat
n’kullë t’vjetër t’babës
jam ul në qilim
me këmbë të kryqëzuara nën vete
dëgjoja daullet e kushtrimit
e nis me e pi duhanin!
N’heshtje nga frëngjitë e kullës
vrojtoja dhëmbët e natës
shiun e pafund zjarr
dhe jetën e qelbur!
Mora frymë thellë
e thash me vete:
si mund ta përmbys botën
ku askush s’ma prish tymin e duhanit!
Please follow and like us: