Odise Kote: VJESHTA I KËPUTI GJETHET…
Vjeshta i këputi gjethet e kafta, të tharat,
si letra lamtumire për stacione të tjera.
Fate të intriguar në hamendje trillesh,
për udhë të panjohura ku do t’i shpjerë era …
Si të gjitha çmenduritë që e kanë një fund,
tejmbushur me kujtime e kënaqësi oshënari.
Vejushat martohen shpejt, ato që ngurojnë,
unazat shesin të japin mësime morali …
I këputi vjeshta gjethet…
Please follow and like us: