Albspirit

Media/News/Publishing

Mevlan Shanaj: Jetë të gjatë kineasti i krenarisë së ekranit tonë të lodhur!

Dhimitër Anagnosti “Diktatori” i së bukurës në ekran! Ky “kolonel i ekranit të madh që shumë shpejt u bë gjeneral”, në çdo betejë vendoste flamurin e fitores (sipas kritikës së shkollës ruse atje ku kanë studiuar mjeshtrat tanë të kamerës, operatorët quheshin kolonelë). Anagnosti në krijimtari sa shqiptar aq edhe në nivele ndërkombëtare! Mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare! Dramaturgu i psikologjive të ngarkuara emocionalisht! (Malet me blerim mbuluar, Lulëkuqet mbi mure). Kamera e zbërthimit të thellësive njerëzore (Përrallë nga e kaluara, Plagë të vjetra). Ka vulosur Shqipëri në çdo vepër! Anagnosti erdhi dhe mbeti në majë! Veprat e Anagnostit kanë krijuar histori në ekranin shqiptar me përgjithësime artistike goditëse (Komisari i dritës, Dueli i heshtur). Jetëgjatësia e tyre është dhe do të jetë në kulturën shqiptare si kurorë me gjelbërim ulliri të përjetshëm! Teli i sertë për t’u rreshtuar. I hidhtë në qëndrim me të shëmtuarën. Pa zhurmë në rrugën e Siziftit të kinemasë. I rreptë në vendime. Notar i thellësive të kaltra në zbulim të perlave! Jetë të gjatë kineasti i krenarisë së ekranit tonë të lodhur!
Please follow and like us: