Xhoi Jakaj: Kalvari i vuajtjeve të grave dhe vajzave shqiptare nuk ka fund
Dje rasti i vetvrasjes së Adelina Sejdinit se nuk u mbështet nga shteti dhe policia italiane, tepër rrënqethëse historia e saj që kur doli në televizionet italiane diku në mos gaboj rreth vitit 2003, unë asokohe kam qenë në një trajnim 3 javor në Romë dhe e kam parë në median e shkruar dhe atë vizive. Adelina ishte gruaja që guxoi të tregojë çfarë ndodh me jetën e vajzave që u trafikuan nga Shqipëria, kryesisht në vitet e errta 1990-2000 e u kthye në simbol dhe shpresë për vajza të tjera që mendonin të shkëputeshin nga jeta e imponuar me dhunë. Sot historia tjetër me plot dhimbje e trajtuar në Shqipëria Live e shqiptares Klodiana Çelo ku plagosi me armë mjekun grek me të cilën 13 vjet më parë kishte rënë në dashuri, e ku fryt i saj është dhe vajza që pas ndarjes u kthye në “mollë sherri” deri në aktin ekstrem të plagosjes së tij. Mediat greke shkruajnë se mjeku e kishte njohur fëmijën që lindi në lidhjen jashtëmartesore, pas 7 vitesh kur i bëri testin e ADN, por marrja e kujdestarisë diku para 5-6 vitesh, ktheu jetën e Klodianës në një kalvar vuajtjesh të pafundme, deri sa mjeku e shtroi në psikiatri për t’i marrë kujdestarinë e fëmijës. Nga kontrollet mjekësore doli se nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe se kjo ishte një tentative për ta larguar Klodianën nga vajza e saj, që për fat të keq edhe ajo ishte rritur dikur në shtëpi të fëmijës. Si duket dramat e jetës dhe fakti që vajza jetonte me babain dhe bashkëshoren e tij e ka shtyrë atë të marrë armën dhe ta qëllojë duke e plagosur mjekun 68-vjeçar me të cilin ka qenë dikur e dashuruar dhe ka sjellë në jetë një fëmijë, sot Klodiana Çelo rrezikon 17 vjet burg sipas ligjeve greke për plagosje me dashje. Por kush është fajtor për jetën nën vuajtje të vajzave e grave brenda dhe jashtë vendit? Ndonjëherë këto drama na kujtojnë ca shprehje të vjetra që kur lind vajzë vajtojnë “trarët e shtëpisë” e që kjo sagë vuajtjesh të mos vazhdojë pafundësisht, të gjitha ne gratë duhet të luftojmë çdo ditë për liri e të drejta të cilat fort i kemi të cunguara…!