LIFE, 1939/FOTO-INTERVISTA E PARË E LEKA ZOGUT I
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Nëntor 2021
“Life” ka botuar, me 9 tetor 1939, në faqen n°79, fotografinë e veçantë (bashkangjitur me një shkrim) të Mbretëreshës Geraldinë me djalin e saj Leka Zogun I në Versajë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
“Skënderi (Leka Zogu I), i lindur si Princi i Kurorës së Shqipërisë më 5 prill, tre ditë para se Musolini të merrte mbretërinë e babait të tij, dha foto-intervistën e tij të parë për kameramanët francezë disa javë më parë.
Nëna e tij, mbretëresha Geraldinë (që mban Skënderin) qëndroi e sëmurë në Greqi disa ditë pas lindjes së tij.
Në qershor, Zogu dhe Geraldina morën me qira një vilë në Versajë.
Thuhet se ata mund të vijnë në SHBA”.