Albspirit

Media/News/Publishing

Kërcënoi gazetaren/ Nis hetimi për motrën e Anjeza Shabanit

Pas denoncimit për kanosje që gazetarja Marsela Sinani bëri ndaj motrës së Anjeza Shabanit, policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj Dajana Shabanit.

Disa ditë më parë Shabani iu drejtua me fjalë fyese e kërcënuese gazetares pasi kjo e fundit kishte bërë një koment në Facebook për rastin e dhunës ndaj fëmijës 3 vjeç nga Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit privat ‘Diren’ në periferi të Tiranës.

“Nëse zemërimi matet me liket e komentet në rrjetet sociale, pa diskutim që 33­-vjeçarja Anjeza Shabani do të thyente rekordet. Emri i saj u lakua për orë me radhë, u kthye në kryefjalë të ditës pas keqtrajtimit barbar të një fëmije vetëm 3 vjeç”, është një pjesë e komentit të gazetares Sinani ndaj rastit të dhunës.

Pas këtyre fjalëve, motra e Anjeza Shabanit i ka kthyer këtë përgjigje: “A e di ti që do mbash përgjegjësi për çfarë ke thënë? Nëse nuk e di, po ta them unë. Morracaket si ti unë i shtyp me këmbë, dhe kam qejf të hasemi një herë bashkë! Për çdo njeri që ka cenuar imazhin tim, ka bërë gjyqin publik, u them të gjejnë një avokat të mirë! Bëhu gati edhe ti”.

Please follow and like us: