Davide Pecorelli: Kam vendosur të kthehem në Shqipëri dhe të përballem me burgun
Biznesmeni Italian Davide Pecorelli ka deklaruar se është i gatshëm të kthehet në Shqipëri për t’u përballur me burgun dhe për të treguar arsyen përse inskenoi vdekjen e tij në qytetin e Pukës.
Në një intervistë për gazetën italiane La Nazione, Pecorelli theksoi nëse do t’i duhet të bëjë burg për të qenë më pas i lirë, ai është i gatshëm për këtë gjë.
“Jam i gatshëm të bëj burg në Shqipëri dhe të paguaj për atë që kam bërë. I kam kërkuar falje të gjithëve atje, përfshirë kryetarin e Bashkisë Pukë. Fatkeqësisht kam bërë disa gabime në një momënt të vështirë të jetës time. Por nëse burgu më jep mundësinë më pas që të jem qytetar i lirë edhe në Shqipëri, atëherë jam gati për çdo gjë. Ai është një vend që e dua“, u shpreh ai.
Prokuroria e Pukës pritet që të dërgojë dosjen e tij në gjykatë së shpejti. Ai akuzohet për zjarrvënie dhe dhunim të varreve. Akuzat nuk janë të rënda, por rrezikon burgun.
Davide Pecorelli humbi në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa kishte shumë pikëpyetje në lidhje me atë se çfarë i kishte ndodhur biznesmenit italian, më 17 Shtator ai u gjet shëndoshë e mirë.
Pas 9 muajve i shpallur i zhdukur, ai u gjet në një gomone pranë ishullit Montecristo. Biznesmeni Pecorelli ishte martuar me një shqiptare me të cilën kishte edhe një fëmijëve po ashtu kishte edhe disa biznese. /tvklan.al