Albspirit

Media/News/Publishing

2 vjet më parë/Kur ndahej nga jeta i njohuri si masoni i parë shqiptar

Maksim Zotaj, i njohur si masoni shqiptar, është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga njoftimet e publikuara në rrjetet sociale nga njerëz të afërm të të ndjerit. Zotaj është vetëdeklaruar si masoni i parë shqiptar dhe në vitin 2009 krijoi shoqatën “Miqtë e Masonëve”.

Në një intervistë të dhënë në muajin prill të këtij viti për RTKmasoni tregoi se sir a në kontakt me masonët në SHBA dhe se si u bë pjesë e tyre.

Unë kam vajtur në Nju Jork në vitin ?93 dhe aty rashë në kontakt me masonët. Unë iu kam nënshtruar rregullave dhe detyrimeve për të qenë mason dhe në vitin 2003 u bëra mjeshtër, u ngrita në nivelin e mjeshtrit,”- tha Zotaj ndër të tjera.

Më parë, i ndjeri ka dhënë edhe deklarata të çuditshme në lidhje me politikanët shqiptarë. Konkretisht ai është shprehur se Lulzim Basha i ka kërkuar favor kryemasonit për të bërë princin Leka II një mason. Ai ka hedhur dyshimet që Basha mund të jetë vetë një mason, meqë këtë nder e ka kërkuar për princin Leka II dhe jo për vete.

Për kryeministrin Edi Rama, Zotaj është shprehur se i ka ofruar 3.5 milion euro për ta bërë mason. Ndërsa për Fatos Nanon ka deklaruar se ai i ka ofruar 1 milion euro për t’u anëtarësuar si mason.

Please follow and like us: