Albspirit

Media/News/Publishing

Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor që veshi te kënga e famshme “Gunna”

Në Muzeun Etnografik të Tiranës, qe bashkia do ta krijojë brenda godinës së “Sarajeve të Toptanëve”, do të ekspozohet edhe kostumi popullor tradicional shqiptar, të cilin këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, e veshi në videoklipin e këngës hit “Gunna”, pjesë e albumit ‘Bang’.

Lajmin për dhurimin e kostumit nga vetë këngëtarja Rita Ora e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter.

“Shumë faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer ‘Queens Arms’ në qendër komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një ‘Bang’”, shkruan Veliaj.

Please follow and like us: