Albspirit

Media/News/Publishing

Max Hastings: Politikanët që pretendojnë t’i ngjajnë Çërçillit, mishërojnë tiparet e tij më të këqia

Një nga kujtimet e preferuara të Meri Soamme babanë e saj, Uinston Çërçill, daton në moshën e tij tepër të thyer. Ajo e pyeti nëse ndiente keqardhje për jetën e tij të jashtëzakonshme. Për shembull, që ai nuk kishte fituar Kryqin e Mbretëreshës Viktoria për trimërinë e treguar në fushën e betejës.

Pas një pauze, ai u përgjigj ngadalë dhe i mallëngjyer:Mua… do të më pëlqente që im atë… të kishte jetuar aq gjatë … sa të shihte se bëra diçka në jetën time. Ndërkohë, miqtë e Meri Soams, mes të cilëve unë dhe gruaja ime, janë sot mirënjohës që kjo grua magjepsëse, e cila vdiq në vitin 2014, nuk jetoi aq gjatë sa të shihte babain e saj në qendër të një debati  të ri dhe tepër të hidhur pikërisht në vendlindjen e tij.

Prej disa vitesh, kritikët kanë sulmuar atë që ata e shohin si racizmin e Çërçillit, duke i zhvlerësuar meritat e tij. Në fillim të këtij viti, Prijamvada Gopal, anëtare e kolegjit të Universitetit të Kembrixhit që mban titullin e “Luanit të Fundit, mbajti një fjalim me titull “Pasojat racizmit të zotit Çërçill”.

Këtë vjeshtë, pati një debat të profilit të lartë kur organizata bamirëse “Winston Churchill Memorial Trustnjoftoi ndryshimin e emrit në Churchill Fellowship. Kryeministri Boris Johnson, midis kritikëve të tjerë, u shpreh se ky riemërtim synonte të ulte profilin e paraardhësit të tij të shquar.

Shkrimtari britanik Xhefri Uetkroft sapo ka botuar një artikulli me peshë “Hijet e Çurçillit”, ku ai thotë se pavarësisht gjithë arritjeve të kryeministrit gjatë luftës, trashëgimia e tij ka qenë katastrofike. Mbi të gjitha,e gabuar ishte nxitja që bëri Çërçill që Britania të aspironte për një marrëdhënie të ngushtë me SHBA-në, në vend të Evropës.

Uetkroft shprehet se është i tmerruar nga mënyra sesi emri i Çërçill vazhdon të përmendet sot në mbështetje të katastrofave të njëpasnjëshme të politikës së jashtme të krijuara nga njerëz si ish-kryeministri britanik Toni Bler, dhe presidentët amerikanë Xhorxh W.Bush dhe Donald Trump.

Konservatorët britanikë dhe ata amerikanë nuk lodhen asnjëherë duke i denoncuar bisedimet me kundërshtarët e huaj si “paqëtim”, një term që lidhet në mënyrë të pashlyeshme me dorëzimin anglo-francez të vitit 1938 ndaj Hitlerit në Mynih, dhe që u refuzua në mënyrë të famshme nga Çërçill.

Por në politikën e jashtme, paqëtimi – konsideruar shpesh si kompromis – mund të jetë një politikë e arsyeshme. Asnjë nga politikanët e sotëm nuk duhet as të aspirojë që të mbështillet me mantelin e Çërçillit, as ta portretizojë një armik si pasardhës të linjës së Fyhrerit gjerman, siç bëri Bush me Sadam Huseinin e Irakut.

Duket e habitshme që debatet mbi Çërçillin vlojnë më së shumti në vendin e tij. Ndërkohë, në SHBA, reputacioni i Çërçillit duket i pathyeshëm. Libri i fundit mbi të nga Endrju Roberts i vitit 2018 “Të ecësh përkrah me fatin”, shiti shumë më tepër kopje në SHBA sesa në Britani.

Një dekadë më parë, unë mbajta leksionin e përvitshëm përkujtimor të Çërçillit në Kolegjin Uestminster në Fullton, Misuri – aty ku ish-kryeministri mbajti në vitin 1946 fjalimin mbi “Perden e Hekurt”- për një audiencë shumë më entuziaste se sa do të prisja në anën time të Atlantikut.

Një sondazh i fundit tregoi se shumë nxënës britanikë supozojnë se Çëilli ishte një personazh imagjinar. Ata po rriten me pak ose aspak ide se çfarë bëri ai, pavarësisht përpjekjeve për t`u vlerësuar të filmave si “Ora më e errët” i vitit 2017.

Admiruesit amerikanë po hen gjithnjë e më të etur për ta pretenduar Çërçillin (nëna e të cilit ka lindur në Bruklin) si të tyrin, ndërsa britanikët e rinj po ndihen gjithnjë e më në siklet me trashëgiminë që ai ka lënë. Ai ishte një hero që i pëlqente luftërat, dhe ne jetojmë sot atë që nganjëherë quhet epoka “e post-heronjve”, në të cilën ka një neveri të përhapur si ndaj betejave ashtu edhe ndaj luftëtarëve entuziastë.

Edhe unë e gjej veten në mesin e këtij debati. S’ka asnjë dyshim se Çërçill ishte anglezi më i madh i shekullit XX-të, dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Por nga ana tjetër ai gaboi mbi shumë gjëra. Ai sponsorizoi fushatën ushtarake katastrofike të Dardaneleve në vitin 1915 në Turqi; kundërshtoi vetëqeverisjen e Indisë; mbështeti Mbretin Eduard VIII në krizën e abdikimit të tij nga froni në viti 1936.

Ndërsa gjatë vitit 1920 ai ka folur ndonjëherë mirë për diktatorin fashist të Italisë, Benito Musolini. Ashtu si shumica e bashkëkohësve të tij, Çurçill ishte një racist i paturpshëm, që i cilësonte fushatat antikoloniale si të egra por t`u armatosur me ide.

Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, shumë të rinj britanikë e kuptuan se në lojë ishte fati i Perandorisë. Por jo i kryeministrit. Përballë qëndrimit të tij tejet mizor ndaj zisë së bukës nëBengal në vitin 1943,  shkaktoi vdekjen e të paktën 1 milionë njerëzve, sekretari i tij kolonial Leo Ameri shkroi në ditarin e tij:“Lidhur me IndiUinston nuk është plotësisht i arsyeshëm.

Ameri dhe kolegët e tjerë të kabinetit u tmerruan kur Çërçill e justifikoi refuzimin e tij për t`i devijuar anijet e transportit për të shtuar furnizimet me ndihma,me deklaratën se bengalezët “duhet të shtrëngojnë rripat e tyre siç kanë bërë njerëzit tanë. Në faktracioni ikalorive që merrnin britanikët gjatë kohës së luftës mbeti shumë më e lartë se ai i indianëve, madje edhe ato në rajone që nuk ishin goditur nga uria.

Mijëra indianë u emëruan si oficerë në Ushtrinë Indiane të Britanisë së kohës së luftës, por kryeministri refuzoi t’i lejonte ushtarët britanikë t’u nënshtroheshin urdhrave të tyre. Ai kundërshtoi poshtërimin e urdhërimit nga një burrë me ngjyrëkafe. Pikëpamja e tij mbi indianët, për të mos përmendur afrikanët, mbeti deri në fund të jetës ajo e togerit viktorian të Husarëve.

Sa për burrat dhe gratë e shquara të asaj boteedhe nëse nuk jemi të gatshëm të pranojmë legjendat apo mitet që na janë transmetuar mbi ta, ne e pranojmë se të gjithë jemi përzierje të së mirës dhe të keqes, siç ishte edhe Çërçilli. Një aspekt i rëndësishëm i gjenialitetit të tij si udhëheqës lufte, siç e përshkruaj në librin tim të vitit 2009, ishte fokusobsesiv tek lufta, duke përjashtuar gjithçka tjetër.

Ai besonte se mund të aspironte, të ushtronte me efektivitet funksionin e tij si kryekomandant i Britanisë, vetëm nëse i përkushtohej disfatës së Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë. Refuzimi i tij për tu interesuar mbi procesin e rindërtimit  pasluftës, i zemëronte ministrat e tij, sidomos kur u bë e qartë se aleatët do ta fitonin atë luftë.

E ardhmja ishte një çështje shqetësimi për shumicën e britanikëve. Por në nëntorin e vitit1942, kur u publikua Raporti Beverixh”që hodhi themelet për shtetin e mirëqenies sociale në Britani, kryeministri i trajtoi me përbuzje propozimet e tij. Ndaj për shumicën e komandantëve britanikë nuk ishte habitshme që në zgjedhjet parlamentare të vitit 1945, kombi, dhe në fakt shumica e ushtarëve, marinarëve dhe pilotëve, votuan për largimin e Çërçill nga posti i kryeministrit.

Ata e kuptuan se ai nuk ishte lideri i duhur për të ndërtuar Britaninë e re. Pak para votimit, gjenerali më i mirë i kohës së luftës Bill Slim, vizitoi selinë kryeministrore 10 Downing Street pas fitores së tij në Burma, duke ia thënë troç Uinstonit:“Epo, kryeministër, unë di një gjë. Ushtria ime nuk do të votojë për ju!.

Gjatë fushatës elektorale në qershorin e vitit 1945,Çërçilli u brohorit kudo nga njerëz  i ishin thellësisht mirënjohës për atë që ai kishte bërë për ta që nga viti 1940. Por kjo nuk ndikoi në vendimin vendimtar të shumicës për të votuar për laburistët. Shumica e britanikëve besonin, sigurisht me të drejtë, se pavarësisht nga arritjet e kaluara, koha e tij kishte mbaruar.

Ndërkohë ishte një lajm i keq për të po ashtu edhe për Britaninë fakti që Çërçill u tregua shumë mendjelehtë kur qëndroi si lider i Partisë Konservatore, edhe pse ishte tashmë 71 vjeç, duke drejtuar edhe një qeveri të dobët konservatore të viteve 1951-1955.

Kur u jap leksione studentëve në të dyja anët e Atlantikut mbi tëbefasohem se sa shpesh  pyesin: “Ku është “Çërçilli i sotëm? Pse nuk kemi më liderë kombëtarë të nivelit të tij?”Dhe unë përgjigjem:Duhet të jemi mirënjohës që sado të rënda të jenë problemet tonaaktuale, ato nuk janë të llojit që të kërkojnë një lider të tillë në vitin 2021.

Unë i pranoj gabimet e mëdha të Çërçillit, por i shoh ato krahas virtyteve të tij po aq të mëdha. Pse për të tjerët është kaq e vështirë të pranohet se rruga e mesme, është ajo ku qëndron e vërteta për shumicën e gjërave në jetë?Shumica prej nesh joshen nga miopia e aktivistëve  duan largimin e përmendores së Çërçillit nga Sheshi i Parlamentit në Londër.

Por në sytë e shumicës së atyre që praktikojnë profesionalisht studimin e së kaluarës, leksioni i madh i historisë është se ne duhet ta gjykojmë çdo burrë dhe grua sipas standardeve të kohës së tyre, dhe jo sipas standardeve tona. Uinston Çërçill e zbukuroi planetin tonë midis viteve 18741965 kur jetoi.

Ai nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa Aleksandri i Madh,për tu mësuar udhëheqësve të sotëm mbi politikat kombëtare. Ne duhet të shpërfillim sharlatanët në Uashington dhe Londër,dhe ti jemi shumë mirënjohës për gjithçka bëri gjatë kohës që jetoi.

Marrë me shkurtime nga “Bloomberg” – Bota.al

Please follow and like us: