MASHTI BËHET PJESË E STRATEGJISË SË FRANKOFONISË 2015-2022
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është bërë pjesë e Memorandumit të partneritetit për bashkëpunim edukativ në kuadër të Strategjisë së Frankofonisë 2015-2022.
Kjo është konfirmuar nga Qendra Regjionale Frankofone për Evropën qendrore dhe lindore (CREFECO), ndërsa është mundësuar pas kërkesës së ministres Arbërie Nagavci.
Në letrën dërguar ministres Nagavci, Erik Poppe, Drejtor i Evropës Qendrore dhe Lindore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ka theksuar se tashmë institucionet tona mund të jenë pjesë e bashkëpunimit regjional në fushën e ngritjes së kompetencave të mësimdhënësve në gjuhën frënge, duke kontribuar kështu në forcimin e frankofonisë në Evropën qendrore dhe lindore.
Po ashtu, drejtori Poppe, në emër të Sekretares së Përgjithshme, Louise Mushikiwabo, ka përshëndetur angazhimin e ministres Nagavci për të mbështetur mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës frënge në sistemin e arsimit në Kosovë, por edhe duke e forcuar statusin e saj në institucionet arsimore./rtklive