Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa: Kudo që shkojmë bartim atdheun me vete

Po qëndroj para jush si një fëmijë i Kosovës që është lindur dhe rritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe është këtu sot si mysafire e Shteteve të Bashkuara. Unë vij nga një vend që shumica nga ju mund ta keni dëgjuar, por ndoshta jo në mënyrën se si unë do ta përshkruaj. Dua të ndaj me ju paksa rreth Kosovës sime.

Kosovarëve iu pëlqen të festojnë, gjë që nuk është befasi pasi ndoshta rreth 50% e popullsisë është nën 25 vjeç. Unë jam zyrtarisht e moshuar në Kosovë… Kohët e fundit më treguan historinë e një turisti që shkoi në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, i cili nuk mundi dot të flinte deri në orët e para të mëngjesit. Kjo për shkak të turmave të zhurmshme në një bar përballë hotelit ku ai po qëndronte. Mëngjesin e ditës tjetër, turisti e pyeti recepsionistin: “Pëçfarë rasti po festonin të rinjtë mbrëmë?”. Recepsionisti ia ktheu: “Ah, epo ngaqë ishte ditë e hënëËshtë ditë feste për të rinjtë”.

Sado që është një vend i vogël, Kosova po shpërthen nga kreativiteti dhe mund t’ju jap disa shembuj. “Zgjoi” një film i bukur i Kosovës, mori këtë vit tri çmime të mëdha në Sundance dhe besoj se do të korrë sukses edhe në çmimet Oscar. Nga ana tjetër, gazetarë nga e gjithë bota po spekulojnë se çfarë ka Kosova kaq të veçantë që po nxjerr në pah kaq shumë artistë të suksesshëm në muzikëGjithçka që mund të them është, neve na duhet vetëm një mundësi dhe mund të shkëlqejmë kudo në botëProblemi i vetëështë se Kosova ka një treg mjaft të vogël muzikor dhe mundësitë për t’u përfshirë në turnetë botërore, janë të vogla.

Mirëpo një paraqitje e tillë mund të mashtrojë këdo, i cili mund të mendojë se jeta në Kosovë është e bukur dhe e thjeshtëNë shumë mënyra, jeta në Kosovë është e vështirë dhe në mënyrë të pamohueshme mbart shenjat e viteve të tëra lufte. Edhe për ata që iu larguan luftës në mënyrë paqësore, ama nuk e trashëguan pasurinë e tyre.

Prindërit e mi e lanë Kosovën në vitin 1992, kur tensionet po shtoheshin. Ishin mjaftueshëm me fat që të bënin një jetë të mirë në Londër. Gjatë viteve të vështira, ata e dinin se nuk mund të ktheheshin në shtëpi. Kjo situatë tek kushdo ka shkaktuar dhimbje, të cilat unë vetëm mundem t’i imagjinoj.

Për mua, të kem këtë identitet të dyfishtë, ka qenë pozitive. Kënaqem gjithmonë kur njerëzit e komentojnë atë që ata e quajnë “etika ime e punëprej emigrantiËshtë e vërtetëËshtë dhuratë e trashëguar prej brezash. Por edhe me një frymë kombëtare të vendosur e të guximshme, duhet kohë ta marrësh veten dhe të gjesh rrugën e duhur.

Ende sot, Kosova po përballet me sfida të ndryshme dhe shpesh herë janë të rinjtë që po i mbartin pasojat. Të rinjtë kishin vështirësi të gjënin punë dhe mundësitë ishin tepëtë penguara nga kufizimet që e bënin të vështirë udhëtimin për punë, apo për qejf. Pasi i përmbushëm të gjitha kushtet, Komisioni Europian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën afërsisht tri vite më parë.

Kosova është vendi më i ri në Europë edhe për diçka tjetër. Jemi shtet vetëm 13 vjeçar në rrugëtimin tonëtë pavarësisë dhe si pjesë e një rrugëtimi ndërkombëtar të fuqishëm, ne do të lulëzojmë emocionalisht, ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në ADN-në tonë.

Më vjen keq që Mbretëria e Bashkuar vendosi të largohej nga Bashkimi Europian. Rikujtoj qëllimin parësor të Bashkimit Europian që është sigurimi i paqes përmes bashkëpunimit. A nuk do të ishte e përshtatshme që edhe Kosova të zinte vendin e saj në këtë bashkim paqësor, të rritej ekonomikisht njësoj si fqinjët tanë dhe të shëronte plagët e krijuara nga konflikti me SerbinëMe këtë vision në mendje, ju falenderoj pamasë për mundësinë që më dhatë për t’u shprehur në këtë takim!

Fjala e Dua Lipës në SHBA, në përvjetorin e Këshillit të Atlantikut.

Please follow and like us: