Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: In memoriam, At Pjetër Meshkalla!

 

AT PJETER MESHKALLA S.J.(1964) ka thanë:

 

“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në botë”.

Kur ishte i burgosun në burgun e Burrelit, shkoi atje dhe e takoi kryeministri Mehmet Shehu… Kur ai e pyeti si po e kalon, At Meshkalla ju pergjegj:

“Na jemi nën dhé e ju mbi dhé, por na jemi ma të fortë se ju”!

Në gjyqin e burgosjes së dytë, në fjalën e fundit At Meshkalla,  me 19 Korrik 1967, ka thanë këto fjalë:

“Ju më dënoni sa të doni, mbasi mue nuk keni shka më bani, unë prapseprap do të dal, sepse ju shpejt keni me mbarue, mbasi shoshojnë keni me hanger e aty, asht fundi i juej! Feja e Krishtit nuk mbaron kurr”!

“Ju, Kishat rranoni, por Toka nuk lot!(1967)

 

PAPA GJON PALI II (1993)

Papa Gjon Pali i II, ka thanë tek Sheshi i  monumentit  Gjergj Kastriotit Skenderbeut në Tiranë, me 25 Prill 1993, para disa qinda e mija Shqiptarve:

“Në vendin tuej të vishkulluem mashumë se asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e katakombëve të lashta kristjane e t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye bishat”.

Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste.”

“Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian e asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë!”

Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit”.

 

NANË TEREZA, më 10-12 -1979, kur iu dha Çmimi Nobel pë Paqe, ka thanë:

“Origjina eme asht Shqiptare.

Shtetsia eme asht indiane.

Unë jam katolike, grue fetare.

Per kah thirrja eme, unë i takoj tanë Botës. Por,

zemra eme i takon tansisht Zemres së Jezusit”.

 

Prof. ARSHI PIPA:

“Në kjoftë se kam shpëtue nga burgu i Burrelit e jam sot i gjallë, i detyrohem lutjeve të njerëzve si Padër Meshkalla e të tjerëve, të cilët, kujtoj se kanë kontribue në determinimin e fatit tem”. (Shkoder, 1993).

Melbourne, 19 Nandor 2021.

Please follow and like us: