Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: GJITHÇKA NIS ME TINGULLIN E ZËRIT…

 

Gjithçka nis me tingullin e zërit,

i huaji brenda vetes që gogësin ide të vjedhura,

kaq i lidhur pas fatit, sa gjen strehim në skutat e mendjes,

gropos dëshira të paguximshme midis rrëmujës e shkarjes.

 

Gjithçka nis me tingullin e zërit,

që ashtu si pusi nuk e di se kova është e shpuar,

dhe një tufë e çuditshme paqëndrueshmërish,

e kalojnë shpirtin në anën tjetër për të çelur një lule,

që s’ka fare lidhje me dheun, por me kultin e gurit.

 

Hajthmëria e bën të çmendet,

sepse gratë e bukura janë të padukshme e shfaqen papritur,

me rreptësi elegance, gulçime që bredhin kapriçiove të gjakut,

thjesht kur plotësojnë boshllëqet,

që të ndjejnë sekretet drithëruese të fijeve të barit, dyshimet

se si lëvizin,

sepse është atje thellë syri i atij që i sheh.

 

Gjithçka nis me tingullin e zërit,

që tret pisllëkun e rrethanës në lëngun e  d’lirësisë …

Please follow and like us: