Austria do i burgos personat që nuk vaksinohen, përfshi edhe konspiraionistët
Ata që refuzojnë vaksinimin në Austri pasi masa për vaksinimin e detyrueshëm të hyjë në fuqi do të gjobiten deri në 7000 euro ose do të duhet të bëjnë disa javë burg.
Sipas projektligjit kushdo që refuzon të planifikojë marrjen e vaksinën do të marrë një telefonatë zyrtare nga autoritetet lokale.
Nëse nuk përgjigjet ai do të telefonohet përsëri brenda katër javëve të ardhshme. Nëse kërkesa e dytë formale shpërfillet, personi do të gjobitet nga 3600 euro deri në 7200 euro në rast të përsëritjes së shkeljes, ose do ju duhet të qëndrojnë në qeli për disa javë.
Përjashtime do të ketë vetëm për ata individë që përjashtohen nga vaksinimi i detyrueshëm për shkak të pasojave në shëndet, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 12 vjeç.