Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Respekti i humbur

Gjithçka mund të ndodhi brenda demokratëve, uzurpim, bastisje, vrasje, lojra me përdorimin e statutit apo taktika të ndyra si kjo me ambasadorët, përpjekja absurde e skuthëve të propagandës. Po ashtu edhe me taktika të tjera sociale si mllefin socialist karshi Berishës etj. Pasi për ta (socialistët), sot Basha është ”njëriu më institucional”, jo gjumashi apo pinjolli i Berishës. Nuk është më mafiozi që shpërdoroi fondet e rrugës së Kombit, as krimineli i vrasjeve të katër protestuesve socialistë në 21 janar 2011, ku sot, pas ndryshimeve të fundit kushtetuese mbajnë titullin dëshmori i atdheut. Nesër edhe këta që mund të vriten brenda radhëve të demokratëve, mund të shpallen po ashtu dëshmorë të atdheut. Motivi, kështu veproi edhe Rama etj. Gjithsesi, ngado që ta kthesh ajo çfarë po ndodh është një banalitet. Ku sot gjithkush e shikon tjetrin nga të zezat e jetës dhe jo nga vullneti për t’i shërbyer vendit. Sot brenda demokratëve paska shumë komunistë, ashtu siç paska edhe shumë mashtrues. Shumë bij komunistësh, prokurorësh, dosjexhinj etj. Nuk habitem, vimë nga një shoqëri e organizuar ku akoma dosjet ruhen me fanatizmin magjive në sarkofagëve të shkretëtirës. Nuk u rrëfyem. Nuk u ndjesuam. Dhe as që kemi ndërmend. Për më tepër merremi me teserën e Sali Berishës, apo një foto të tijën me Enverin. Merremi dhe gjykojmë me cinizmin e një kurve të ndershme, pasi kurrë nuk u morëm me mbi 5 mijë e ca të vrarët e Enver Hoxhës, as me internimet. Biles i legjitimuam. Megjithëse kemi bërë krime të tilla, ky dy nëna kthehen mbas 20 vjetësh e zhvarrosin dy foshnjat e tyre në një kamp internimi si ai i Tepelenës. I keni aty, emri njërës prej nënave është Gjelë Gjikola, një grua shqiptare nga Mirdita. Nuk ia bën gjëmën gjermanët, por shqiptarët. Megjithatë, gjithçka mund të ishte shumë e thjeshtë brenda demokratëve. Humbe, hap krahun. Por kjo nuk ndodh. Dhe zgjidhjet janë aty, e kam thënë kushedi sa herë. Një garë e pastër mes më të votuarve. Është e thjeshtë. Dhe kjo ndodh kur ka respekt mes njerëzve. Jo për tjetrin, së pari për veten.

Please follow and like us: