Politikanët ndeshen në ringun e boksit për të zgjidhur mosmarrëveshjet, konspiracionistët thonë se janë me origjinë shqiptare
Dy politikanë kanë vendosur t’i zgjidhin ndryshe mosmarrëveshjet e tyre. Kryetari i Bashkisë së Borbës, Simão Peixoto dhe ish-këshilltari Erineu Alves Da Silva në Brazil vendosën që t’i “lanin hesapet” brenda ringut. Diskutimet mes tyre nisën disa muaj më parë pasi Peixoto akuzoi Da Silva se nuk ishte në një linjë ideologjike me të. Nga ana tjetër Silva thuhet se ishte i zemëruar për dështimin e kryebashkiakut për të ruajtur një park ujor pranë lumit Madeira. Duke mos i gjetur një zgjidhje debatit të tyre, menduan se mënyra më e mirë ishte për t’u përballur fizikisht. Më datë 12 dhjetor, në në shkollë lokale u zhvillua ndeshja e shumëpritur mes tyre. Peixoto u fut në ring rreth orës 2:30 të mëngjesit, i rrethuar nga ndihmësit e tij dhe mbante një peshqir të zi të stampuar me emrin “Jezus”. Nga ana tjetër kryebashkiaku u shfaq i etur për fitore, por fansat e tij thanë se ai mori disa goditje të dhimbshme. Megjithatë në sekondat e para të sfidës, 39-vjeçari e rrëzoi kundërshtarin për një kohë të shkurtër në tokë. Sipas konspiracionistëve të rrjedhur dyshohet se dy protagonistët janë me origjinë të hershme shqiptare.