Odise Kote: ATJE MUND T’I KUJTOJ QË TË GJITHË…
Atje mund t’i kujtoj që të gjithë,
sepse bëmë diçka që s’e kishim bërë më parë.
Shkundëm një pemë për të parë se ç’do të binte në tokë,
Nga qartësia siderale e ditëve të mbetura.
Atje mund t’i kujtoj që të gjithë,
Pasi zëri i njeriut është ndryshe nga zhurmat e tjera,
Pëshpërima dëgjohet e dallohet lehtësisht
Nga fishkëllima e gjethes dhe ujërave të nëndheshëm.
Atje mund t’i kujtoj që të gjithë,
Frikën sorollatet rrotull dhe kohën që është fat.
Mbase natyra na bëri pjesë të vetes,
dhe ne urtësisht u bëmë pulëbardha drite janari…
Atje mund t’i kujtoj që të gjithë,
Ishte dashuri si përmbytje dhe s’mundëm t’i themi mjaft!
Dhe ajo na çoi kudo…
Please follow and like us: