Ambasadorja Kim: Më shumë investime amerikane me gjykata të ndershme!
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim shprehu të mërkurën kënaqësinë për rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri.
Ambasadorja Kim iu referua raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, sipas të cilit “investimet amerikane në Shqipëri gjatë vitit 2021 u rritën me 62 milionë euro”.
“Rregullat e arsyeshme, të qarta dhe transparente plus gjykatat e ndershme (dmth mosmarrëveshjet e zgjidhura me anë të ligjeve dhe jo me ryshfete), do të tërheqin edhe më shumë investime”, tha Kim.
“Le të vazhdojmë zbatimin e Reformës në Drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për më shumë njerëz”, tha ambasadorja Kim.
Please follow and like us: