Odise Kote: STUHIA
Furia prej ere, prej mjegulle dhe brengash lakuriqe,
të ndjek pas, si një vallëzim i çmendur vdekjeje.
Ajo të shkul e të degdis tutje,
pa të lēnë kohē të dalësh prej dritareve të padukshme.
Ti ikën vjedhtas e ndryshon papushim kahje,
por ajo ngjitet pas teje kërcënuese,
nëpër gjunjët e drobitur,
gjersa rrëzohesh i lodhur në tundim e ngasje,
pak para mbërritjes së agut.
Sepse atë kohë ke vendosur të dalēsh prej saj,
për të mos qēnë kurrë i njëjti,
i përgjumuri,
teksa ndryshimi ka rrëmbyer
shpejtësinë e ciklonit…
Please follow and like us: