Kompania botërore ‘GUESS’ e cilëson Oriola Marashin si influencuesen më të preferuar për 2021
Oriola Marashi është një nga modelet më të njohura shqiptare që përpos suksesit në Shqipëri, ajo tashmë është e preferuara edhe e shumë brendeve të njohura botërore.
Bukuroshja shqiptare Marashi këtë javë ka qenë në Lugano për të sfiluar për markën e njohur ndërkombëtare ‘GUESS’, me të cilën ka disa vite që ka lidhur kontratë të veçantë bashkëpunimi.
Videot e modeles duke sfiluar janë postuar nga faqja zyrtare e kompanisë ‘GUESS’ dhe e kolegeve te saj, modele dhe blogere të huaja që kanë me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Kujtojmë që supermodelja shqiptare Oriola Marashi ka qenë protagoniste edhe në fushatën e vjeshtës të ‘GUESS’ me fotografen e famshme Nima Beati dhe fotot e fushatës kanë bërë xhiron në portalet më të njohura ndërkombëtare.
Gjithashtu në dhjetor të vitit të kaluar faqja zyrtare e ‘GUESS’ e cilësoi Oriola Marashin si influencuesen më të preferuar të publikut për 2021.
https://www.facebook.com/1792165165/videos/pcb.10216130132524696/613115019992692
https://www.facebook.com/1792165165/videos/pcb.10216130132524696/1163261500871693
https://www.facebook.com/1792165165/videos/pcb.10216130132524696/507862210968527
https://www.facebook.com/1792165165/videos/pcb.10216130132524696/4723427681081708
https://www.facebook.com/1792165165/videos/pcb.10216130132524696/641076840337565