Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Turqishtja në shkolla

Në një studio televizive pashë që po grindeshin për futjen e gjuhës turke në shkollë. Duhet apo nuk duhet? Kështu e ashtu etj. Na lidh kjo apo ajo me Turqinë etj. M’u kujtua breznia ime që u dërrmuam pas rusishtes sikur të kishim gjetur parajsën aty. Si përfundim një brezni e tërë e djegur për faktin se prirjet tona ishin nga gjuhët e Perëndimit. Por jo vetëm ne, sa e sa breza para nesh. Dhe kjo u vërtetua me rënien e diktaturës. Rusishtja sot është një relike në kujtesën tonë. Në fakt turqishtja është strategji e pushtimit ekonomik që Erdogan e ka për rajonin duke investuar në rikthimin e Perandorisë Otomane në sensin ekonomik. Dhe këto inisiativa nuk janë asgjë tjetër veçse përkulja e kurrizit për shkak të atyre gjoja investimeve, pasi qeveritë e deritanishme kanë dështuar në ekonominë e tregut. Shqiptarët nuk kanë paga të mjaftueshme të vetë ndërtojnë, nuk kanë të ardhura të mjaftueshme të financojnë apo të marrin kredi bankare. Nëse i kanë, përqindja e popullatës është shumë e ulët në raport me të tërën. Kjo edhe për shkak të informalitetit, korrupsionit, rryshfetit. Para se të shkumoseni tani duke u bërë palë, se duhet apo turqishtja në shkollat tona? Bëni diçka tjetër, reformoni arsimin. Binanë, në mënyrë të atillë që studenti shqiptar të jetë i barabartë me atë europian. Pasi sot shqiptarët nuk dinë sa duhet gjuhën shqipe. Madje e kanë bastarduar atë. Huazimet kanë arritur kulmin. Reformoni karabinanë se rrezik 60% e mësidhënësve kanë diploma të rreme, ose fallso. Nuk e kanë idenë se çfarë është pedagogjia. U vini veshin prirjeve të të rinjëve se aty është ezistenca shqiptare. Jo tek tekat e Edi Ramës që do t’i bëj qejfin Erdoganit. Apo tek ekstaza e Berishës dikur mbi dashurinë kineze. Dhe e fundit, arsimi nuk ka të bëj as me lidhjet fetare apo mendësitë fetare, është laik, i pavarur.
Please follow and like us: