Altin Sh. Kajtazi: GËRSHETAT SI DEGË LISI
Po deshe edhe gëzimin merre
trupi mbet si lis majë malit
e zhurit rrufeja kur ti s’i qesh
kur m’qesh
puthi qiejt pafundësisht!
S’shoh asgjë tënden këtu
gërshetat si degë lisi i prek
po nisem sa s’u bë natë
gjoksin tendë t’shtrirë e preka n’ketë dynja
por të vendi i ëndrrave du më prek hala!
Me qiellin çfarë je?
oh, qeshë i bindur ti atje je
unë si të marr udhë të vi?
ç’më pret andej, gjë nuk di
në atë vend a marr frymë, a fryma je ti!
29.01.2022
Please follow and like us: