Anika Dokle: Rilindasit në kundërsulm, po afron ora e të vërtetave të mëdha?
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka reaguar lidhur me sulmet që i janë bërë në rrjetet sociale pas kritikave të saj lidhur me Reformën në Drejtësi, kryesisht drejtuar Ambasadorit amerikan Donald Lu.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Dokle shkruan se rilindasit janë vënë në kundërsulm pasi po afron ora e të vërtetave të mëdha.
Ja çfarë shkruan Anika Dokle
Rilindasit ne kundersulm.
Guximtare te medhenj, per be!
Kur nuk u pelqen ajo qe shkruaj, rreken te me thone se nuk jam mire, kam probleme, pi uje ne kungullin e Saliut, jam e pakenaqur, e sa e sa te tjera.
Po ju siguroj, se gezoj shendet te mire fizik dhe mendor, kam profesion, kam nje trashegimi te pasur familjare dhe politike, ne vlera te kuptohemi. E pakenaqur? Aspak, sepse puna qe bej me jep mundesine te rritem profesionalisht jashte ndikimeve politike, pra te jem e lire.
Me Saliun nuk kam patur asnje kontrate pune, biznesi dhe aq me pak politike. Ju rilindasit po!
Jeni kurajoze me te vertete!
Une shkruaj per Lu-ne dhe ju shkruani per mua.
C’ju ka ka gjetur?
Jeni ne siklet?
Po afron ora e te vertetave te medha?
Po vjen ora e nderrimit te “pronareve”?
Une bisturine mbaj.
Hapesirat e mendimit nuk i zini dot ju! Ju, e shumta e shumta, ndonje lulishte…